Page 110 - Demo
P. 110
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve:Midis kujt zhvillohet dialogu në këtë fragment?Çfarë e shqetëson Tanën?Si u përgjigjet Vangjeli kërkesave të saj?Çfarë mendon Tana për ndihmën e të shoqit?Kush e ndihmonte Tanën më parë?Çfarë i propozon ajo Vangjelit?Si i përgjigjet Vangjeli?Interpretojmë tekstin 2 Vendosni shenjën në alternativën e duhur. Qëllimi kryesor i autorit është:të godasë martesat e të rinjve në moshë të papërshtatshme,të pasqyrojë mbingarkesën e gruas me detyra të rënda në familje,të pasqyrojë plagët e kurbetit,të pasqyrojë mendësinë e asaj kohe. 3 A ka një konflikt midis personazheve? Çfarë zbulon grindja e tyre?Analizojmë tekstin 4 Gjeni në tekst paragrafë që shprehin:këmbënguljen e Tanës, indiferentizmin e Vangjelit. 5 Zbuloni si krijohen situatat komike në këtë fragment:nga pamja fizike e personazheve, nga mjedisi ku ndodhen, nga mendimet e tyre, nga fjalët e thëna prej tyre.Ilustroni secilën prej këtyre pikave me fraza nga teksti.Gjuha e tekstit 6 Gjeni dhjetë fjalë dialektore të përdorura në këtë fragment dhe shkruajini në fletore duke i kthyer në gjuhën standarde. Përcaktoni cilit dialekt i përkasin.Reflektojmë rreth tekstit 7 Vlerësoni ndjenjat tuaja në lidhje me personazhet. Personazhi më shkakton: Tana Vangjeli Pse?humorkeqardhjezemërimsimpati Detyrë Interpretoni në role fragmentin. Bëni një skenë, kujdesuni për kostumet, intonacionin, gjestet e lëvizjet gjatë aktrimit tuaj.108 Gjuha shqipe 6

