Page 111 - Demo
P. 111
Shkruajmë Si të dramatizojmë një tregim 1 Ndiqni hapat e mëposhtëm për të dramatizuar një tregim:Përzgjidhni tregimin, të cilin do të dramatizoni. Nënvizoni saktë fjalët e personazheve, duke i dalluar nga fjalët e autorit.Reflektoni për karakteret e personazheve të pjesës, personazhin kryesor dhe ato dytësore.Zbërtheni qartë konfliktin, duke mbajtur parasysh se ai do të jetë boshti i përmbajtjes së dramës suaj.Përmbajtja e shkrimit të dramatizuar nuk do të ndryshojë nga ajo e tregimit. Ajo që ndryshon, është forma.Fjalët e personazheve do të jenë edhe dialogët e dramës suaj.Nga fjalët e autorit, ju do të merrni të dhëna për skenën, mjedisin, kohën dhe rendin e veprimeve.Tregohuni të kujdesshëm me shenjat e pikësimit dhe me përdorimin e ligjëratës së drejtë. 2 Lexoni fragmentin e tregimit \Dramë: Zemërimi i Zeusit Personazhet: Zeusi, Prometeu, Hera, Afërdita, Hefesti.(Zeusi sheh që nga Olimpi, Tokën që xixëllon nga mijëra zjarre të mëdha. Një tërbim i çmendur e mbërthen.)Zeusi (i tërbuar) – Kush e bëri? Kush nuk iu bind urdhrit tim dhe u dha zjarrin njerëzve? Po pyes se kush ua dha zjarrin njerëzve!Hera (përpiqet ta qetësojë) – Por, i dashur…Zeusi - Qepe! Ti ua dhe?Hera (belbëzon e trembur) - Jo…Zeusi – Atëherë mos u përziej!Prometeu (me qetësi) – Ua dhashë unë!Zeusi (duke nënqeshur) – Nuk e di se pse, por ja që nuk po habitem! Pse nuk u binde? Të kisha thënë se zjarri duhet të qëndrojë te hyjnitë, në Olimp.Vazhdojeni deri në fund dramatizimin e tregimit\Interpretojeni dramën në role.Në skenën e teatrit 109

