Page 112 - Demo
P. 112


                                    Shfaqja teatrale ndahet në akte, pjesë të cilat përbëhen nga disa skena, por që bashkohen në një bosht ngjarjeje. Para leximitPjesa “Koprraci” është shkëputur nga komedia me të njëjtin titull e komediografit francez, Molierit. Harpagonit, personazhit kryesor të komedisë, i kanë bërë një lojë, duke i vjedhur gjënë e tij më të shtrenjtë, paratë._______________________________________Personazhe dhe roleHarpagoni (koprraci) - personazhi kryesor babai i Kleantit dhe ElizësKomisari i policisë hetuesi i ngjarjes AKTI IV, SKENA VII Harpagoni – (Duke thirrur: ‘’Kapeni hajdutin!’’ në oborr dhe duke ardhur pa kapele)Kapeni hajdutin! Kapeni hajdutin! Kapeni vrasësin!Drejtësi, o qiell i drejtë! Jam i humbur, më vranë, ma prenëgurmazin, më vodhën paratë. Ç’ndodhi me paranë time? Ç’u bë me të? Ku është? Ku fshihet? Ç’të bëj për ta gjetur? Ku të kërkoj ndihmë? Ku të mos rend? A mos është atje? Mos është këtu? Kush është? Ndal! (Duke kapur veten nga krahët) Më kthe paranë, mor horr! Ah, qenkam unë! Shpirti im është i turbulluar dhe nuk e di se ku ndodhem e çfarë bëj. Sa keq! Paraja ime e gjorë! Mikja ime e shtrenjtë! Më privuan prej teje, e, meqë të morën prej meje, humba tërë sigurinë time, ngushëllimin, gëzimin tim.Gjithçka mori fund për mua, nuk kam se çfarë të bëj më në këtë botë. Pa ty e kam të pamundur të jetoj. Me këtë që ndodhi, nuk mundem dot më! Po vdes. Jam i vdekur, jam i varrosur. A nuk ka njeri që të më ringjallë, duke më kthyer paranë time të shtrenjtë ose duke më thënë se kush e ka marrë? Eh, çfarë thoni ju? Nuk ka njeri. Ai që e ka bërë këtë gjë, ka pritur mirë të gjejë momentin e duhur dhe me shumë kujdes ka zbatuar tërë planin e tij. Zgjodhi pikërisht kohën kur po flisja me atë tradhtarin, birin tim.Do të shkoj të kërkoj drejtësi dhe do të bëj të merret në pyetje e tërë shtëpia ime: shërbëtoret, shërbëtorët, djali, vajza dhe unë. Çfarë njerëzish më janë mbledhur rrotull! Nuk shikoj ndonjë ku nuk kam dyshim, të gjithë më duken si hajdutë. Hë?! Çfarë po flitet aty? Për atë që ma kanë vjedhur? Çfarë zhurme është ajo aty sipër? Mos vallë është hajduti që më ka vjedhur paranë time? Ju lutem, po ta dijë njeri se kush më ka vjedhur, le të ma thotë! Mos është fshehur midis jush? KOPRRACIShkruani një pesëvargësh për fjalën koprraci.Molieri(Jean-Baptiste Poquelin)(1622-1673)koprrac – ai që kursen tej masës.gurmaz – fyt.horr – njeri me vese të këqija.privuan – këtu: më ndanë.FjalorDramaturg, aktor dhe poet francez i shekullit XVII, i cili hodhi themelet e komedisë franceze dhe është njëherazi edhe një nga figurat më të ndritura të letërsisë botërore. Molieri konsiderohet model në krijimin e komedive që kanë në qendër personazhin ose zakonet e veprimet njerëzore. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: “Mizantropi, “Koprraci”, “Tartufi”, “Borgjezi fisnik” etj.110 Gjuha shqipe 6
                                
   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116