Page 113 - Demo
P. 113
Të gjithë më shikojnë dhe qeshin me mua. Ju do ta shikoni se ata kanë gisht në tërë këtë vjedhje që më është bërë. Ejani menjëherë! Komisarë, xhandarë, gjykatës, trekëmbësha, xhelatë. Dua të var tërë botën, dhe nëse nuk i gjej paratë, pas kësaj do var dhe veten time. AKTI V, SKENA I Komisari – Ma lini mua këtë punë, e njoh mirë zanatin tim, lavdi Perëndisë! Nuk është sot dita e parë që po merrem me hetime të tilla dhe do të doja aq thasë me monedha mijërafrangëshe, aq sa njerëz kam varur unë.Harpagoni – Të gjithë gjykatësit janë të interesuar ta marrin ata këtë punë në dorë. E nëse nuk më kthehet paraja ime, do të kërkoj drejtësi deri lart.Komisari – Do të bëjmë tërë kërkimet e duhura. Mund të na thoni se çfarë kishte në atë arkë?Harpagoni – Dhjetë mijë eky në dorë.Komisari – Dhjetë mijë eky?!Harpagoni – Dhjetë mijë eky.Komisari – Kjo është vjedhje e madhe.Harpagoni – Nuk ka torturë a ndëshkim të mjaftueshëm për një krim të tillë dhe, nëse ngelet i pandëshkuar, atëherë gjërat më të shenjta nuk janë më të sigurta.Komisari – E në çfarë monedhe ishte kjo shumë?Harpagoni – Në luigjë të artë dhe pistola që vringëllinin.Komisari – Për cilin dyshoni se e ka bërë vjedhjen?Harpagoni – Për të gjithë botën, dhe dua të arrestoni tërë qytetin dhe rrethinat.Komisari – Nëse kini besim tek unë, nuk duhet të frikësojmë njeri dhe të marrim disa prova me qetësi, që të ngremë një proces të fortë, që të gjejmë përsëri paratë që ju janë vjedhur.Simboli është një figurë me kuptim të dyfishtë, e cila paraqet një send, një frymor a një dukuri nëpërmjet një sendi, një frymori a një dukurie tjetër. Shembull: Harpagoni (personazhi kryesor i komedisë \Molierit ) është simboli i koprracisë.Lexojmëxhandar – ushtarak.trekëmbësh – tre trarë të mbërthyer në një kulm dhe me një litar, ku varen të dënuarit me vdekje.xhelat – ai që zbaton dënimet me vdekje.eky – njësi matëse.ndëshkim – dënim.luigjë të artë – lloj monedhe prej ari.pistol – lloj monedhe.vringëllin – këtu: bën zhurmë të mprehtë kur përplaset.FjalorNë skenën e teatrit 111

