Page 114 - Demo
P. 114


                                     STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve:Ku zhvillohet ngjarja?Çfarë e ka tronditur dhe alarmuar Harpagonin?Për kë dyshon Harpagoni?Çfarë masash kërkon të marrë ai për gjetjen e hajdutit?Çfarë zotohet se do të bëjë komisari?Sa është shuma e parave që i kanë vjedhur Harpagonit?Çfarë kërkese i bën Harpagoni hetuesit?Çfarë këshille i jep komisari?Interpretojmë tekstin 2 Cilin ves dënon autori në këtë komedi? 3 A e justifikoni gjendjen shpirtërore të Harpagonit në momentin e vjedhjes së parave?Analizojmë tekstin 4 Gjeni në tekst dy momente që u përgjigjen tipareve të Harpagonit si personazh komik dhe si personazh tragjik. 5 Renditni mendimet që shfaq Harpagoni gjatë monologut të tij.Jeta e tij nuk kishte më kuptim.__________________________________________________________________________________________Gjuha e tekstit 6 Shënoni me . Pjesa e parë e fragmentit dallon:për pyetjet retorike, për pyetjet e përsëritura,për frazat e shkurtra, për fjalitë urdhërore.Ilustroni me fjali nga teksti secilin rast. 7 Gjeni epitetet dhe metaforat për paranë që autori përdor në monologun e Harpagonit. Renditini ato duke përcaktuar me ç’pjesë ligjërate janë shprehur.– Paraja ime e gjorë mbiemër– ……………………………………..Reflektojmë rreth tekstit 8 Lexoni dhe komentoni thëniet e mëposhtme:Koprraci humbet çdo gjë nga lakmia për të pasur gjithçka. La FontenTë varfrit i mungojnë shumë gjëra, koprracit i mungon gjithçka. Gëte Detyrë Mësoni përmendsh një pjesë të monologut të Harpagonit.Dramatizoni fragmentin në role. Monologu është biseda që një personazh zhvillon me vetveten, por që u drejtohet lexuesve apo shikuesve në një shfaqje teatrale. Nëpërmjet tij, personazhi shfaq mendimet e tij në lidhje me çështje të rëndësishme.112 Gjuha shqipe 6
                                
   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118