Page 116 - Demo
P. 116
Teksti joletrar ndryshon nga ai letrar nga: • qëllimi i autorit,• mungesa e personazheve, • mbështetja në fakte reale.Qëllimi i tekstit rrëfimtar joletrar është të rrëfejë ngjarje të jetuara, copëza nga jeta e personave që përfshihen me idetë dhe përvojat e tyre. Në tekstin rrëfimtar joletrar përfshihen: • ditari,• letrat personale,• autobiografia,• biografia,• udhëpërshkrimi,• artikujt e ndryshëm të gazetave,• intervista.Rrëfimi në këto lloj tekstesh bazohet në fakte, duke përfshirë vende, data, persona dhe ngjarje reale. Rrëfejmë përvojaUdhëtim në Diznei LendDiznei Lendi, një ëndërr e vërtetë! Çdo fëmijë do të dëshironte të shkonte të paktën një herë aty. Mund ta quash me të vërtetë “Qyteti i lojërave të lumturisë”. Aty bëmë një udhëtim në Shpellën e Tmerrit. Gjithçka ishte errësirë dhe papritur të dilnin përpara syve skelete të vdekurish, kuçedra që nxirrnin flakë, bisha të egra. Që të hyje brenda, duhet të ishe vërtet guximtar. Por udhëtimi në të ashtuquajturat Malet Ruse ishte i mrekullueshëm. Treni ku hipëm ecte me një shpejtësi marramendëse dhe ne të gjithë bërtisnim me zë të lartë.Hipëm edhe në një karusel gjigant, i cili të shpinte deri sipër në qiell dhe poshtë njerëzit të dukeshin si milingona.Aty ishin të gjitha personazhet e filmave vizatimorë, si: Topolino, Tomi, Xherri etj.Pastaj hipëm mbi një dyshek, i cili na hidhte shumë lart. Ishte fantastike.Para leximitShikoni fotografi apo video me pamje nga Diznei Lendi. Përshkruani emocionet që përjetoni.Udhëpërshkrimkarusel – rrotullame, lloj makinerie zbavitëse në një park lojërash.FjalorUdhëpërshkrimiështë lloj i veçantë i rrëfimit joletrar. Pikënisjen e merr nga udhëtimi dhe nga mbresat që lë ai në mendjen e autorit.Teksti rrëfmtar joletrar1114 Gjuha shqipe 6

