Page 117 - Demo
P. 117
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni udhëpërshkrimin dhe përgjigjuni pyetjeve:Cilat janë vendet që viziton autori në Diznei Lend? Si ishte udhëtimi që bënë fëmijët?Çfarë i bën përshtypje në këto vende?Kë falënderon autori i kësaj pjese dhe pse?Interpretojmë tekstin 2 Shpjegoni këto shprehje të autorit:\\Analizojmë tekstin 3 Pasi ta lexoni edhe një herë pjesën, nënvizoni frazat ku gjuha e udhëpërshkrimit është:objektive,subjektive.Gjuha e tekstit 4 Në ç’vetë rrëfen autori? Gjeni fjalitë në të cilat del në pah prania e tij. 5 Pyetja e autorit: “Kush i shpiku vallë?”, nënkupton:a. një pyetje të drejtpërdrejtë ndaj një pjesëtari të grupit vizitor,b. një vlerësim për krijuesit e tyre,c. një pyetje drejtuar vetvetes.Reflektojmë rreth tekstit 6 Cili nga vendet që përshkruan autori ju pëlqen më shumë dhe do të donit ta vizitonit edhe ju? Shpjegoni pse mendoni kështu. Detyrë Kërkoni në internet pamje nga Diznei Lendi. Përfytyroni sikur jeni atje dhe përshkruani çfarë ju bën përshtypje gjatë vizitës suaj.Shkuam edhe te një rrëshqitëse e madhe gjigante, që fillonte me gojën e një dinozauri dhe përfundonte te këmbët e tij.Ky udhëtim ishte vërtet fantastik.DIZNEI LENDI është qyteti i lojërave të krijuara me shumë fantazi. Nuk do të mërzitesha asnjëherë, nëse do të më jepej rasti ta vizitoja çdo vit.Ndryshon shumë t’i shohësh në televizor këto lojëra dhe të jesh pranë tyre. T’i prekësh, të qeshësh, të ulërasësh.Efektet e tyre pamore janë të panumërta. Ato të lënë mbresa të pashlyeshme në kujtesë.Kush i shpiku vallë?E falënderoj në emër të të gjithë fëmijëve që i kanë parë dhe kanë luajtur me to.Njëkohësisht, edhe në emër të të gjithë atyre fëmijëve që presin të shkojnë pranë tyre dhe të kalojnë orë të këndshme, kështu si unë dhe disa shokë të mi. Ne nxituam për të qenë pranë tyre dhe për këtë bëmë orë të tëra udhëtimi...Çdo gjë ia vlejti!LexojmëÇelësat e tekstit joletrar 115

