Page 119 - Demo
P. 119
Diskutoni duke shprehur ide, opinione, mbresa për ekskursionet që keni zhvilluar së bashku me mësuesin/en dhe shokët e klasës. 4 Lexoni tekstin e mëposhtëm.Një udhëtim në Bjeshkët e NamunaKy shteg evropian ndodhet në një pjesë të izoluar, por të mrekullueshme të kontinentit dhe shtrihet në Alpet Evropiane. Edhe pse shiu gjatë verës është i rrallë, moti gjithsesi mund të jetë i paqëndrueshëm. Ndaj, në çdo moment, mund të ketë shi. Turistët e vizitojnë shpesh këtë zonë dhe kthehen me përshtypjet më të mira për këtë brez malor shqiptar. Peizazhi i bukur natyror me lugina të thella e male të larta është një joshje për aventurierët e natyrës.Mikpritja në këto zona të larta nuk është më pak e mrekullueshme.Fshatrat e këtyre zonave lidhen me njëri-tjetrin, kështu që sistemimi i turistëve kryhet edhe në shtëpizat e tyre. Dhomat kanë dritare të vogla dhe bujtësve u shërbehen kryesisht gatimet tradicionale të zonës përkatëse. Çdokush që e vlerëson magjepsjen e pastër të aventurës ka disa mundësi edhe më tërheqëse për të ngjitur disa prej majave më të paarritshme të Ballkanit, duke përdorur veshje të përshtatshme për të hyrë në zemrën e Bjeshkëve të Namuna. Shumica e shtigjeve mund të eksplorohen vetëm gjatë muajve të verës.Xh. Oteri, “The Telegraph”5 Diskutim në grupe. Diskutoni rreth fragmentit të mësipërm.A keni dëshirë të vizitoni Bjeshkët e Namuna?PoJoPse?6 Përgatitni një diskutim ku të përdorni fjalët e dhëna: emocion, udhëtim, aparat, biletë, taksi, çantë, avion, traget, vend malor, det, arkitekturë.Çelësat e tekstit joletrar 117

