Page 120 - Demo
P. 120
Intervista është një komunikim në formë pyetje-përgjigje midis dy individësh për çështje të rëndësishme që mbështeten në fakte dhe në opinione të folësve.VAÇE ZELA: I KAM HARRUAR PENGJET E MIA... Intervistë“Vaçe Zela, një grua, një zë, një mit”, titullohet koncerti, i pari i këtij lloji për nder të saj. Një mbrëmje festive, përgatitjet për të cilën kanë filluar më se një vit më parë, 15 këngë, më të mirat e Vaçe Zelës, mes të cilave “Valsi i lumturisë”, “Natën vonë”, “Mesnatë”, “Nënave shqiptare”, “Rrjedh në këngë e ligjërime”, “Nuk e fshehim dashurinë”, “Flakë e borë” etj. do të sillen livegërshetuar me kujtime kolegësh e miqsh.– Si e vlerësoni organizimin e një mbrëmjeje festive për ju? Çfarë emocionesh përjetoni, duke pasur parasysh se 2009-a kulturore mban edhe emrin tuaj?– Që viti 2009 mban emrin “Vaçe Zela”, për mua kjo do të thotë shumë. Aq shumë, sa e kam vërtet të vështirë ta përmbledh në fjalë. Nga ana tjetër, dëshira fisnike për të kremtuar përvjetorin tim të shtatëdhjetë më ka prekur shumë. Ju faleminderit të gjithëve për urimet!– Publiku shqiptar, por edhe më gjerë, ju vlerëson thuajse si një legjendë, si një mit. Si ndiheni para cilësimeve të tilla?– Gëzohem me gjithë shpirt. Këto janë çaste që mund të them se më shtojnë jetën.– Ju mungon publiku shqiptar, Shqipëria?– Do të doja të isha atje, në Shqipëri, me ju. Por... më mirë mos më pyetni, sepse prekem shumë. Kjo është ëndrra ime më e madhe. Lus Zotin që kjo një ditë të bëhet realitet. Më ka marrë malli aq shumë për Shqipërinë, më mungon gjithçka prej saj!... Ai vend më ka dhuruar një jetë plot emocione. Ai vend më bëri këtë që ju thoni se unë vazhdoj të jem për ju.– Do të donit të këndonit edhe një herë në skenë? Çfarë mendoni kur dëgjoni këngët tuaja të këndohen edhe sot?– Eh!... Do të doja të ngjitesha në skenë, pa dyshim, por tani kjo është e kotë! Jam e lumtur që ato këngë vazhdojnë t’i mbijetojnë kohës.Para leximitNë sfond vendoset një këngë e Vaçe Zelës.Çfarë dini për artisten Vaçe Zela? live – (nga angl.) këtu: si shfaqje e një ose më shumë këngëtarëve, e shoqëruar nga orkestra.kremtoj – festoj.Fjalor118 Gjuha shqipe 6

