Page 121 - Demo
P. 121
Ju ka mbetur diçka peng në jetën tuaj?– Ndoshta, po të më kishit pyetur dikur, kur isha ende aktive në jetën artistike, edhe mund t’ju kisha thënë diçka. Sot i kam harruar të gjitha këto. Ajo që më ka mbetur thellë në kujtesë është dashuria e pafund që më ka dhënë dhe vazhdon të më japë edhe sot publiku shqiptar.B. Goce STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni intervistën dhe përgjigjuni pyetjeve:Si titullohet koncerti i zhvilluar për nder të këngëtares?Cila është dëshira e saj?Çfarë i mungon artistes së madhe?Çfarë vlerëson më shumë këngëtarja, ndërsa kujton jetën e saj?Interpretojmë tekstin 2 Si i kuptoni fjalët e Vaçe Zelës: “Ai vend më bëri këtë që ju thoni se unë vazhdoj të jem për ju”. 3 Formuloni dy pyetje që do të kishit dashur t'ia drejtonit ju, Vaçe Zelës.Analizojmë tekstin 4 Cila është forma e organizimit të këtij shkrimi? 5 Si ndihet këngëtarja? Nënvizoni mbiemrat dhe ndajfoljet që përcaktojnë gjendjen e saj shpirtërore. 6 Renditni tri fakte nga jeta e së intervistuarës.Gjuha e tekstit 7 Zbërtheni nëntekstin e titullit. Si është i ndërtuar ai nga ana gjuhësore? 8 Renditni tri tipare të gjuhës së intervistës. Si ju duket kjo gjuhë, subjektive apo objektive?Reflektojmë rreth tekstit 9 Jepni vlerësimin tuaj:për përgjigjen e fundit të këngëtares,për pyetjet e intervistuesit. Detyrë Intervistoni një figurë të njohur e të dashur për ju. Prezantojeni intervistën para klasës. Lexojmëpeng – këtu: merak për diçka që nuk është bërë dot.FjalorÇelësat e tekstit joletrar 119

