Page 122 - Demo
P. 122


                                    Fryma e Krishtlindjes u manifestua në vitin 1914, në vendin më të pagjasë: në një fushëbetejë të Luftës së Parë Botërore. Duke filluar që në mbrëmjen e 24 dhjetorit, shumë ushtarë gjermanë, britanikë, francezë në Belgjikë ulën armët dhe nisën një armëpushim spontanKrishtlindjeje. U tha se marrëveshja u nxit prej gjermanëve, të cilët i dekoruan llogoret e tyre me pemë Krishtlindjeje e me qirinj dhe nisën të këndojnë këngë për paqen. Trupat britanike u përgjigjën me versionin e tyre të këngës dhe luftëtarët u afruan në “tokën e askujt” – pjesa ndërmjet llogoreve – për të përshëndetur njëritjetrin dhe për të shtrënguar duart.Sipas rrëfimeve të të pranishmëve, ushtarët shkëmbyen cigare dhe uiski, madje disa shkëmbyen dhurata Krishtlindjeje me njerëzit kundër të cilëve vetëm pak orë më herët qëllonin me plumba. Duke përfituar nga pezullimi i përkohshëm i luftimeve, disa trupa skoceze, angleze dhe gjermane organizuan madje edhe një ndeshje futbolli mbi fushën e ngrirë. Armëpushimi nuk u sanksionua nga oficerët në secilin krah dhe ushtarët u thirrën të ktheheshin në llogore për të vazhduar luftimet. Përpjekjet e mëvonshme për takime gjatë festave në përgjithësi u ndaluan, por ndërkohë që lufta vazhdoi, Armëpushimi i Krishtlindjes qëndronte si një shembull i spikatur i humanizmit dhe vëllazërisë në fushëbetejë. E. EndrjusKronikëHISTORI PAQEJEPara leximitÇ'lloj shkrimesh dhe ç'lloj ngjarjesh e temash përfshihen në një gazetë apo revistë? e pagjasë – që nuk pritet të ndodhë.armëpushim – ndalim i përkohshëm i luftimeve mes palëve kundërshtare.spontan – i natyrshëm, i vetvetishëm.llogore – vijë e thellë që hapet në tokë në kohë lufte për t’u strehuar nga armiku.version – njëra nga mënyrat e mundshme të të shpjeguarit të një ngjarjeje, të një fakti etj.pezullim – ndalim, ndërprerje.sanksionoj – miratoj përfundimisht një plan, një veprim etj., dhe i jap fuqi ligjore.FjalorKronika është një tekst/shkrim informativ, në të cilin rrëfehen faktet sipas kohës kur dhe ku kanë ndodhur. Në të shmangen opinionet personale dhe komentet.120 Gjuha shqipe 6
                                
   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126