Page 123 - Demo
P. 123


                                     STUDIM TEKSTI Lexojmë 1 Rindërtoni kronikën duke vendosur para fjalive numrin që u takon sipas variantit në faqen 120.Duke filluar që në mbrëmjen e 24 dhjetorit, shumë ushtarë gjermanë, britanikë, francezë në Belgjikë ulën armët dhe nisën një armëpushim spontan Krishtlindjeje. Fryma e Krishtlindjes u manifestua në vitin 1914, në vendin më të pagjasë: në një fushëbetejë të Luftës së Parë Botërore. Trupat britanike u përgjigjën me versionin e tyre të këngës dhe luftëtarët u afruan në “tokën e askujt” – pjesa ndërmjet llogoreve – për të përshëndetur njëri-tjetrin dhe për të shtrënguar duart.U tha se marrëveshja u nxit prej gjermanëve, të cilët i dekoruan llogoret e tyre me pemë Krishtlindjeje e me qirinj dhe nisën të këndojnë këngë për paqen.Duke përfituar nga pezullimi i përkohshëm i luftimeve, disa trupa skoceze, angleze dhe gjermane organizuan madje edhe një ndeshje futbolli mbi fushën e ngrirë. Sipas rrëfimeve të të pranishmëve, ushtarët shkëmbyen cigare dhe uiski, madje disa shkëmbyen dhurata Krishtlindjeje me njerëzit kundër të cilëve vetëm pak orë më herët qëllonin me plumba. Armëpushimi nuk u sanksionua nga oficerët në secilin krah dhe ushtarët u thirrën të ktheheshin në llogore për të vazhduar luftimet. Përpjekjet e mëvonshme për takime gjatë festave në përgjithësi u ndaluan, por ndërkohë që lufta vazhdoi, Armëpushimi i Krishtlindjes qëndronte si një shembull i spikatur i humanizmit dhe vëllazërisë në fushëbetejë.  2 Plotësoni skedën.Tema e kronikësÇfarë synon të rrëfejë autori?StrukturaI. Çfarë tregohet në hyrje dhe si?II. Çfarë tregohet gjatë zhvillimit dhe si?III. Çfarë tregohet në mbyllje dhe si? 3 Përkufizoni me njëzet fjalë mesazhin e kësaj kronike. ______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Detyrë Shkruani edhe ju një kronikë për një ngjarje reale.Çelësat e tekstit joletrar 121
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127