Page 124 - Demo
P. 124
Shkruajmë Artikull gazetePunë në grupe1. Bëni një shkrim (kronikë) për një aktivitet që keni zhvilluar në shkollë. Vendosini një titull dhe shoqërojeni me një ilustrim.2. Shkruani një artikull me temë shkencore, lidhur me një projekt që keni prezantuar në shkollë.3. Përgatitni një intervistë sipas shembullit të dhënë në faqen 118. Mund të intervistoni një mësues, një këngëtare të njohur apo një figurë mediatike.4. Shkruani një udhëpërshkrim për një vend që ju ka lënë mbresa të paharrueshme.Kur shkruani një artikull, bëni kujdes që ai të përmbushë këto kritere:Përmbajuni temës për të cilën keni zgjedhur të shkruani.Shtjelloni qartë idetë tuaja lidhur me temën.Përfshini ide të ndryshme, që nuk përsëritin njëra-tjetrën. Theksoni idenë tuaj kyçe gjatë shkrimit të artikullit.Respektoni strukturën (hyrje, zhvillim, mbyllje).Organizoni shkrimin tuaj në paragrafë. Gjuha që do të përdorni të jetë kryesisht objektive, e saktë, e qartë dhe e mbështetur në fakte. Fjalët e thëna nga figurat, personalitetet që do të përfshini në artikull, vendosini në thonjëza, duke i shkruar ashtu sikur janë shprehur nga folësi.Përfshini sa më shumë fjalë që tregojnë kohë, vend, si dhe objekte që pasqyrojnë me hollësi situatën.Vendosini një titull sa më tërheqës artikullit tuaj.Shkrimin tuaj mund ta shoqëroni me fotografi, të cilat ilustrojnë momentet më interesante të përmbajtjes së tij.IntervistëUdhëpërshkrimKronikëSkicëArtikullkulturorArtikullshkencor122 Gjuha shqipe 6

