Page 125 - Demo
P. 125


                                    Teksti informues është një tekst që përçon informacion. Synimi i tij është zbardhja e fakteve, duke informuar mbi tema të caktuara, situata, individë, dukuri etj., duke i shprehur qartë, pa nënkuptime të dyfishta. Në tekstin informues përfshihen: informacionet e enciklopedive, CV-ve, vërtetimeve, kërkesave, letrave zyrtare, memove, njoftimeve, ftesave, lajmeve etj.InformohemiNËNË TEREZA, NËNA E DASHURISËNënë Tereza ishte një humaniste e njohur shqiptare. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.Ajo ishte nënë kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, kishte birësuar 160 fëmijë të paligjshëm e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve '80.Në rrjedhë të viteve, Bamirësia e Misionareve të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra njerëz që u shërbejnë “më të varfërve nga të varfrit” në 450 qendra në mbarë botën. Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë.Përgjigjuni pyetjeve1. Për çfarë informoheni në këtë tekst?2. Gjeni të dhënat dhe renditini ato sipas vendosjes në tekst.3. Gjeni tri tipare të gjuhës së informimit. Nënvizoni datat, vendet dhe njerëzit që përmenden.4. Bëni një album me fotografi, piktura dhe shkrime të ndryshme për misionaren e paqes, Nënë Terezën. Shfrytëzoni burime të ndryshme informimi (libra, interneti etj.).LexojmëTeksti informat2 ivÇelësat e tekstit joletrar 123
                                
   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129