Page 127 - Demo
P. 127
Festat tona Flasim1 Vëreni fotografitë dhe tregoni cilës festë i përket secila prej tyre.Ndahuni në grupe, zgjidhni njërën prej festave të paraqitura në fotografi dhe tregoni se si festohet (ditëlindja, 7-8 Marsi, 1 Qershori, Viti i Ri etj.).Flisni për qëllimin e festës, veshjet, ngjyrat, kohën e saj, pjesëmarrjen dhe personat që janë përfshirë.2 Bashkëbisedoni në grupe katërshe rreth festave dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:Cila është festa që ju pëlqen më shumë? Tregoni arsyet tuaja. A e dini historikun e saj?Si e festoni atë?Ju pëlqejnë organizimet e mëdha apo ato në rreth të ngushtë miqësor? Pse?Cila ka qenë festa më e bukur që keni bërë me shokët e shoqet? Po me familjen? Flisni për veshjet që përdorni për çdo festë. Cilat janë më të bukurat? Përmendni sa më shumë gatime festive. Cilat prej tyre pëlqeni më shumë?A mendoni se mënyra e të festuarit ka ndryshuar në kohë?A duhet t’i festojmë të gjitha festat? Pse? A ndani të njëjtat mendime?Projekt në grup: Për festën më të afërt në kohë, hartoni një plan organizmi të hollësishëm. Kujdesuni hap pas hapi për çdo element, si: zbukurimin e ambientit, veshjet, gatimet, muzikën, fotografitë, listën e shpenzimeve etj.Çelësat e tekstit joletrar 125

