Page 128 - Demo
P. 128
Shkruajmë Njoftime, ftesa, urimeNjoftimi është një komunikim i shkurtër, i qartë dhe faktik. Ai u përgjigjet pyetjeve: Kush? Ku? Kur? Si? Çfarë?Me anën e njoftimit, lexuesi merr informacion për diçka të re. Njoftimet zënë një vend shumë të rëndësishëm në mjetet e informimit, si në jetën e përditshme, ashtu edhe në mjetet e informimit (radio, gazeta, televizor, internet). Tema e tyre mund të jetë e ndryshme, si p.sh.: për ngjarje, koncerte, festa, për vende të reja pune, oferta për shitblerje të ndryshme, udhëtime turistike etj.Në njoftim duhet të përshihen këto elemente: kush e organizon; qëllimi i njoftimit; koha dhe vendi i ngjarjes.Njoftim për ndeshjen e KupësTë mërkurën, më datë 4 shkurt 2015, Tirana luan ndeshjen e parë për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ky takim do të luhet në stadiumin e qytetit të Krujës, në orën 14:00 dhe përballë do të jetë skuadra e Apolonisë. Nesër zhvillohet ndeshja e 12-të e skuadrës së Tiranës përgjatë këtij sezoni. Klubi i Futbollit “Tirana” ka besim që skuadra do të japë maksimumin në këtë ndeshje.Nënë e dashur, gëzuar festën! Gëzuar ditëlindjen!U bëfsh 100 vjeç !Ftesat janë një mënyrë komunikimi për të ftuar një individ apo një grup individësh në një veprimtari të organizuar nga pala dërguese. Ftesat mund të dërgohen për raste nga më të ndryshmet, si p.sh.: takime poetike, aktivitete kulturore, ditëlindje, raste familjare, veprimtari sportive etj. Urimet janë fjalë që i thuhen dikujt për t'i shprehur një dëshirë të mirë për të ardhmen, si p.sh.: urime për festën e nënës; urime për festën e Vitit të Ri; urime për ditëlindjen etj.ShkruajmëShkruani një njoftim për një pjesë teatrale, për një shfaqje baleti apo për një ndeshje sportive që do të zhvillohet në shkollën tuaj.Konceptoni një ftesë. Përzgjidhni ilustrimet figurative dhe të gjitha elementet që duhet të përfshihen në ftesë. Tematika e ftesës mund të jetë: për një ditëlindje, për një shfaqje, për një koncert etj.Shkruani urime të ndryshme për ditëlindje, festa, përvjetorë.126 Gjuha shqipe 6

