Page 129 - Demo
P. 129
TelefoniSot, pothuajse në çdo shtëpi ka një telefon fiks dhe, falë satelitëve, është bërë e mundur që të komunikohet me çdo pjesë të globit. I gjithë rrjeti telefonik mund të përcjellë jo vetëm zërin tonë, por edhe fakset ose mesazhet e postës elektronike.Celulari dhe videotelefoniLindja e telefonisë së lëvizshme në vitet '80 shënoi një revolucion të dytë në mënyrën e komunikimit. Videotelefoni ka lindur në vitin 2004 dhe na lejon që të shohim në fytyrë atë që na përgjigjet. Ky aparat është shumë i dobishëm për shurdhmemecët, të cilët, duke pasur mundësi për t’u shprehur vetëm nëpërmjet gjesteve, mund të komunikojnë në distancë midis tyre.KompjuteriPërpunuesit e parë elektronikë të të dhënave u ndërtuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmjet viteve 1939 dhe 1944, në mesin e Luftës së Dytë Botërore. Ata mund të shumëzonin dy numra të përbërë prej 23 shifrash brenda 3 sekondave: për kohën, kjo ishte diçka e jashtëzakonshme! Ndërsa sot, edhe makina më e vogël llogaritëse e xhepit ka më shumë funksione sesa llogaritësi i sipërpërmendur, që ishte i madh sa një dollap dhe i rëndë 3 mijë kilogramë. Posta elektronike ose e-mail-iPosta elektronike, e-mail-i (anglisht: electronic mail) lindi së bashku me internetin: rrjetin që lidh kompjuterët e të gjithë botës. Gjithkush që ka një adresë e-mail-i, mund të shkruajë, të dërgojë, të marrë dhe të lexojë mesazhe nga të gjitha skajet e botës. Kompjuteri lidhet nëpërmjet linjës telefonike (cilado qoftë ajo) me nyjën më të afërt të rrjetit botëror (të quajtur World Wide Web) dhe prej këtej mesazhi kalon nga nyja në nyjë, derisa të mbërrijë në adresën ku duhet të shkojë. Nëpërmjet e-mail-it bëhet e mundur që të dërgohen pamje, dokumente dhe audio (zë).SHPIKJE PËR TË KOMUNIKUARPara leximitCilat janë mjetet e komunikimit në ditët e sotme dhe si përdoren ato?@DËRGOLexojmëNga enciklopedia \Fjalorfaks – kopja e saktë e një dokumenti që realizohet nëpërmjet skanimit elektronik dhe transmetohet nga lidhjet e telekomunikacionit.videotelefon – pajisje telefonike që transmeton e pranon edhe imazhe pamore, edhe zë.Çelësat e tekstit joletrar 127

