Page 133 - Demo
P. 133
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni tekstin dhe shënoni për informacionet dhe shpjegimet e vërteta dhe për ato të gabuara.Në vitin 2004, popullsia e Tiranës u rrit me rreth 33000 banorë. Në Tiranë banon rreth 20% e gjithë popullsisë. Në vitin 2005, numri i të larguarve ishte mbi 42000 banorë. Viti 2006 shënoi shifra të larta të lëvizjes së popullsisë. Gjatë viteve 2001-2015, vihet re një stabilizim i popullsisë në Tiranë.Interpretojmë tekstin 2 Shpjegoni kuptimin e shprehjes:Prirja për ardhjen drejt kryeqytetit është shumë natyrale.Analizojmë tekstin 3 Shqyrtoni tekstin. Nënvizoni informacionet më të rëndësishme dhe bëni komente shpjeguese. 4 A ka një hyrje ky tekst? Nënvizoni fjalitë në të cilat krahasohen të dhënat.Gjuha e tekstit 5 Në fjalitë që nënvizuat në ushtrimin e mësipërm, dalloni se me çfarë mjetesh gjuhësore është realizuar krahasimi. 6 Shpjegoni sipas “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” kuptimin e parë të fjalëve: prirje; stabilizim.Reflektojmë rreth tekstit 7 Vendosni të dhënat e tekstit në një tip tjetër grafiku apo tabele. Detyrë • Përshkruani me fjalë fotografinë dhe pikturën e mëposhtme. Bëni një përshkrim me dhjetë fjali.LexojmëIlustrimet, tabelat, grafikët, pikturat ndihmojnë në qartësimin e çështjes dhe paraqitjen e hollësishme të dukurisë apo objektit që do të shpjegohet. Pikturë nga Vangjush MioÇelësat e tekstit joletrar 131

