Page 134 - Demo
P. 134
Ne jetojmë në një botë shumëngjyrëshe. Ngjyrat janë dëshmitari i parë i ndryshueshmërisë dhe i larmisë natyrore. Natyra ka ngjyrat e saj, qeniet njerëzore kanë tipare dhe ngjyra të ndryshme, ndjenjat kanë ngjyrat e tyre, fjalët kanë ngjyresa të ndryshme kuptimore.Në Romën antike, një flamur i kuq ishte sinjal për betejë.E kuqja është ngjyra më e hasur nëpër flamujt e shteteve.E verdha shkëlqen më fort se të gjitha ngjyrat e spektrit.Në natyrë, e verdha është ngjyra e disa luleve, frutave dhe gjallesave. Luledielli, limoni dhe bletët janë të verdha... Pothuajse në çdo kulturë e verdha përfaqëson lumturi, diell, pranverë, ngrohtësi. Flamuri i bardhë është simboli iarmëpushimit.Faraonët egjiptianë vinin kurora të bardha.Elefanti i bardhë është një kafshë e rrallë dhe e konsideruar e shenjtë në Indi, Tajlandë, Burma dhe Sri Lanka.Vjollca është ngjyrë mbretërore.Leonardo da Vinçi besonte se fuqia e meditimit zmadhohej 10 herë, nëse bëhej në një dritë vjollcë.Riçard Vagner i kompozonte operat e tij në një dhomë me nuanca vjollcë, ngjyra që e frymëzonte. 1 Komentoni informacionet mbi ngjyrat. 2 Zgjerojini ato sipas të dhënave të kërkimeve tuaja nga librat ose interneti. 3 Cila është ngjyra juaj e parapëlqyer? Pse? 4 Luani në role duke personifikuar dhe dramatizuar ngjyrat.DOMETHËNIA E NGJYRAVEEgjiptianët antikë i lyenin dyshemetë e tempujve të tyre me ngjyrë të gjelbër.Në Greqinë e lashtë, e gjelbra simbolizonte fitoren.E gjelbra është ngjyrë shëruese, është ngjyra e natyrës.Projekt në grup: Ndërtoni me rruaza, kopsa, gurë, guaska, gjethe, fruta, petale lulesh shumëngjyrëshe objekte të ndryshme, si: varëse, byzylykë, zbukurime orendish, vizatime, fotografi, gatime, kostume festive, postera festivë etj. Ju mund t'i shisni mallrat tuaja në panairin e shkollës dhe më pas të jepni kontributin tuaj për bamirësi në komunitet.132 Gjuha shqipe 6

