Page 136 - Demo
P. 136
Shkruajmë Receta të shëndetshme SHKRUAJMË RECETAUSHQIMET E HUMORITStudimet dhe përvoja tregojnë pa asnjë dyshim se ushqimi ndikon në mënyrën si ndihemi. Disa fëmijë janë të prirë të ndikohen më tepër në gjendjen e tyre shpirtërore nga ushqime të caktuara, sesa disa të tjerë. Ja disa këshilla:Konsumoni sa më shumë karbohidrate, ato ju qetësojnë!Fasulet, frutat dhe drithërat e plota kanë sheqerna që na qetësojnë, pasi nuk shkaktojnë luhatje të forta të sheqerit në gjak.Mos konsumoni këto lloj karbohidratesh, sepse mund t'ju acarojnë!Ëmbëlsirat e pasura me sheqer të bardhë, krem pastiçerie, miell të bardhë dhe yndyrna të tipit margarinë shkaktojnë shpesh luhatje të humorit, siç shkaktojnë edhe luhatje të sheqerit në gjak.Konsumoni ushqimet e gëzimit!Shumë nga ne ndihen mirë pasi kanë pirë një gotë me qumësht apo pas ngrënies së një çokollate, të një bananeje, të një sallate me rukola, me spinaq etj.Mos konsumoni ushqimet e mërzisë!Disa persona ndihen të trishtuar pasi kanë ngrënë një ushqimshumë të yndyrshëm ose shumë të sheqerosur.Një kombinim i shijshëmMësoni si t'i kombinoni ushqimet për ta bërë pijen tuaj me shije të këndshme.Kombinimet më të mira për një pije shumë të shijshme:1. banane, spinaq, ananas, qumësht;2. avokado, kastravec, qershi të grira, qumësht;3. banane, mango, qumësht, arrë kokosi;4. banane, majdanoz, ananas, qumësht.B. BombajShkruani një recetë të shëndetshme ushqimore, si p.sh.: një sallatë frutash apo perimesh etj. Kërkoni ndihmë nga familjarët tuaj.134 Gjuha shqipe 6

