Page 138 - Demo
P. 138


                                    ArgumentojmëTeksti argumentues ka si qëllim të bindë lexuesin për një çështje të caktuar nëpërmjet fakteve, shembujve, provave dhe gjykimeve praktike.Autori i një teksti bindës formulon një çështje, e cila shfaqet e gatshme për lexuesin ose është e nënkuptuar. Çështja është një pohim, një ide kyçe, mbi të cilën ndërtohet i gjithë teksti. Vërtetësia e kësaj çështjeje dhe argumentimi rreth saj varen nga opinionet e autorit, argumentet që ai sjell për ta mbështetur atë dhe për të bindur lexuesin. Të dashur vëllezër dhe motra,Mbani mend diçka: Dita e Malalës nuk është dita ime.E sotmja është dita e çdonjërit prej jush, e çdo gruaje, e çdo djali, e çdo vajze që ka ngritur zërin për të drejtat e veta. Mijëra njerëz janë vrarë nga terroristët dhe miliona të tjerë janë plagosur. Unë jam vetëm një prej tyre. Dhe, ja tek jam: një vajzë mes shumë të tjerave.Sot nuk flas vetëm për veten, por për të gjithë vajzat dhe djemtë.Sot e ngre zërin jo për të bërtitur, por për të përfaqësuar të gjithë ata që nuk mund të dëgjohen. Ata që luftuan për të drejtat e tyre. Të drejtën e tyre: • për të jetuar në paqe, • për t’u trajtuar me dinjitet, • për mundësi të barabarta, • për t’u arsimuar. Më 9 tetor të vitit 2012, talebanët më qëlluan në anën e majtë të ballit. Qëlluan edhe shokët e mi. Ata menduan se plumbat do të na bënin të heshtnim. Por nuk ia dolën. Dhe pikërisht nga ajo heshtje u dëgjuan me mijëra zëra. Terroristët menduan se do t’i ndryshonin qëllimet tona dhe se do t’i ndalonin ambiciet tona, por asgjë nuk ndryshoi në jetën time, përveç kësaj: dobësia, frika dhe shpresat e humbura vdiqën. Forca, fuqia dhe guximi lindën. Unë jam e njëjta Malala. Ambiciet e mia janë të njëjtat. Shpresat e mia janë të njëjtat. Ëndrrat e mia janë të njëjtat.Një fëmijë, një mësues, një stilolaps dhe një libër mund të ndryshojnë botën.M. Jusafsai, “Unë jam Malala”, 2013UNË JAM MALALAPara leximitDiskutoni për raste të përdorimit të diskriminimit dhe dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.Malala Jusafsai E lindur më 12 korrik 1997, është një aktiviste pakistaneze e njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për arsimim. Në vendin e saj të lindjes, në veriperëndim të Pakistanit, talebanët ua kishin ndaluar vajzave të shkonin në shkollë. Ajo është fituesja më e re në moshë e Çmimit Nobel për Paqen. Kur ishte 11 apo 12 vjeçe, shkroi me pseudonim për BBC-në, duke përshkruar me hollësi jetën e saj nën pushtimin e talebanëve, përpjekjet e tyre për të marrë kontrollin e vendit dhe pikëpamjet e saj për mbrojtjen e arsimit, të edukimit dhe të drejtave njerëzore.Fjalortaleban – anëtar i një lëvizjeje fundamentaliste myslimane në Pakistan, që konsiderohet terroriste nga shumica e vendeve të botës.terrorist – ai që përdor terrorin për të arritur qëllimet e veta.Tekstiargumentues4136 Gjuha shqipe 6
                                
   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142