Page 139 - Demo
P. 139


                                     STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni fjalimin e Malalës dhe përgjigjuni pyetjeve:Kush është Malala Jusafsai?Kujt i drejtohet ajo në fjalimin e saj?Cili është realiteti në vendin e saj?Për çfarë kanë luftuar bashkëkombësit e Malalës?Çfarë i ka ndodhur Malalës?Si mbyllet fjalimi?Interpretojmë tekstin 2 A ju bën përshtypje jeta e Malalës? Pse? 3 Cili është qëndrimi juaj në lidhje me mbrojtjen e të drejtave për arsimim?Analizojmë tekstin 4 Gjeni momentet në të cilat Malala: rrëfen për jetën e saj,tregon arsyet e luftës kundër terrorizmit,tregon forcën e madhe dhe vendosmërinë për të mbrojtur të drejtën.  5 Çfarë kuptoni nga fjalia mbyllëse e fjalimit të Malalës? Gjuha e tekstit 6 Dalloni shprehjet e figurshme në tekst dhe nënvizojini ato.  7 Në fjalim, Malala zgjedh të përdorë përsëritjen e fjalëve. Nënvizojini ato dhe shpjegoni çfarë efekti krijon kjo mënyrë të shprehuri.Reflektojmë rreth tekstit 8 Vlerësoni ndjenjën e përgjegjësisë së Malalës për ta bërë botën një vend më të mirë dhe më të qetë.  Detyrë Shkruani një tekst të shkurtër argumentues, tema e të cilit të jetë thënia e Malalës, si në fotografinë e paraqitur.Argumentoni me sa më shumë fakte dhe shembuj. LexojmëÇelësat e tekstit joletrar 137
                                
   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143