Page 140 - Demo
P. 140


                                    TË VËREJTURIT — BURIMI ÇDO DITURIEBëjeni nxënësin tuaj të jetë i vëmendshëm kundrejt dukurive të natyrës, shpejt ai ka për t’u bërë kureshtar; ka për t’u ushqyer me kureshtjen e tij. Mos u ngutni kurrë, nëse doni ta kënaqni. Shtrojini çështjet në mënyrë të kuptueshme për të dhe lëreni t’i zgjidhë vetë. Ai s’duhet ta dijë një gjë, sepse ia keni thënë ju, por sepse e ka kuptuar vetë; shkencën ai s’duhet ta mësojë, por ta shpikë vetë. Në qoftë se në shpirtin e tij e zëvendësoni arsyen me autoritetin, ai s’ka për të arsyetuar më; ai s’ka për të qenë tjetër, veçse një lojë e mendimeve të botës.Ju dashkeni t’i mësoni atij fëmije gjeografinë dhe shkoni kërkoni lëmshe, sfera dhe letra; sa mekanike! Përse tërë këto veprime? Përse të mos ia nisni punës duke i treguar objektin vetë, kështu që të paktën të dijë përse i flitni. Jeta e dukurive të natyrës gjendet në zemrën e njeriut; për ta parë, duhet ta ndiesh. Fëmija i heton sendet, por ai s’mund t’i kuptojë marrëdhëniet që i lidhin ato mes tyre; ai s’mund të ndiejë harmoninë e ëmbël të melodisë së tyre. Për të shijuar mbresën që del nga tërë këto ndijime, duhet njëfarë përvoje që ai ende s’e ka fituar, duhen ndjenja që atë ende s’e kanë prekur.Mos i mbani fëmijës fjalime që ai s’mund t’i kuptojë. As përshkrime, as gojëtarira, as figura, as poezi. Vazhdoni të jeni i qartë, i thjeshtë, i ftohtë; koha për të mbajtur një tjetër lloj të foluri s’do të vonojë. Kufizohuni t’ia paraqitni objektet në kohën e duhur. Pastaj, kur të shihni se kureshtja e tij është mjaft e plotë, i bëni atij ndonjë pyetje që ta vini në udhë të drejtë të zgjidhjes. Në këtë rast, si ta keni soditur bashkë me të diellin që lind, mbasi t’i keni treguar atij malet dhe sendet e tjera të afërta, mbasi ta keni lënë të bisedojë sipas ëndjes së tij rreth kësaj çështjeje, qëndroni disa çaste në heshtje, si dikush që ëndërron, pastaj i thoni: \Para leximitLexoni titullin e tekstit. Parashikoni brendinë e tij.sodit – shikoj diçka për një kohë të gjatë, pa u ngutur dhe me kënaqësi.ëndje – kënaqësi, dëshirë.Fjalor138 Gjuha shqipe 6
                                
   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144