Page 142 - Demo
P. 142


                                    Në të gjitha qytetërimet e vjetra ekzistojnë prova dhe legjenda për ekzistencën e jashtëtokësorëve, duke filluar që në Egjiptin e lashtë e duke arritur deri në ditët tona. Në disa fshatra të Meksikës, sipas besimeve popullore, alienët kanë qenë dhe janë të pranishëm. Le të nisim duke analizuar disa prej mistereve të Egjiptit: piramidat në Luginën e Gizës.Ekzistojnë tri konstruksione (në fakt katër, por kjo ndodhet më larg se tri të parat). Ato janë cilësuar si një nga mrekullitë e botës. Por, si janë ndërtuar këto piramida kaq madhështore dhe çfarë roli kishin ato?Jemi dakord me faktin se në to janë gjetur sarkofagë (mumiet dhe varret e faraonëve), por bashkë me ta janë gjetur edhe statuja, vizatime, hieroglifë, kushtuar disa figurave misterioze, disa prej të cilave kanë edhe një si tip kaske astronauti, që edhe sot e kësaj dite shkencëtarë dhe gjeologë kërkojnë t’u japin shpjegim të saktë.Por në fillim, le të kërkojmë që të kuptojmë më saktë përbërjen e këtyre monumenteve gjigante të historisë njerëzore. Monumenti më i madh, i quajtur “Sfinks”, që gjendet pak a shumë në mes të këtyre strukturave, është me të vërtetë një vepër inxhinierike e përsosur dhe jo vetëm kaq. Nga historia egjiptiane dhe, e theksoj, HISTORI NJERËZORE DHE ALIENËTPara leximitKeni dëgjuar apo keni lexuar për misteret e Egjiptit? Po për jashtëtokësorët?Paraqiten fotografi të mistereve të ndryshme të shkencës.konstruksion – mënyrë lidhjeje e një mekanizmi, ndërtese etj.sarkofag – arkë prej guri etj. me kapak, ku vendoset trupi i të vdekurit të balsamosur. faraon – titull i mbretit në Egjiptin e lashtë.hieroglif – figurë a shenjë simbolike, që përdoret në shkrimin e disa gjuhëve.Fjalor140 Gjuha shqipe 6
                                
   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146