Page 143 - Demo
P. 143


                                    jo ajo histori e shkruar nëpër libra, por ajo që vendësit e kalojnë brez pas brezi, piramidat u janë kushtuar tre faraonëve të DinastisëIV, që quheshin Keops, Kefren dhe Mikerino. Në fakt, në hartë paraqiteshin me emrat e tyre. Por në zbulimet e fundit është gjetur një pergamenë në brendësi të piramidës, e cila flet për Dinastinë IV. Në të duket sikur piramidat kanë qenë të pranishme aty ku janë edhe sot. Origjina e tyre humbet në kohërat e vjetra. Thuhet se ato janë mbi dhjetë mijë vjet të lashta.Atëherë, nëse nuk i kanë ndërtuar faraonët, kush i ka ndërtuar?Nga zbulimet e bëra, do të gabonim po t’ua jepnim meritën e ndërtimit të tyre faraonëve. Popujt e shkretëtirës janë të bindur se ato i kanë ndërtuar jashtëtokësorët, alienët, të cilët, sipas tyre, herë pas here vizitojnë vende në kohëra të ndryshme në tokë. STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve:A besohej në qytetërimet e lashta se ekzistonin alienët?Çfarë objektesh janë gjetur në piramida, krahas sarkofagëve? Cili është monumenti më i madh?Ç’thotë historia e Egjiptit për ndërtimin e piramidave?Si quheshin tre faraonët e Dinastisë IV?Për çfarë flet pergamena e zbuluar së fundmi?Interpretojmë tekstin 2 Po ju, a besoni në ekzistencën e jashtëtokësorëve? 3 Interpretoni provat që vërtetojnë ekzistencën e tyre, duke shfrytëzuar të dhënat e tekstit.Analizojmë tekstin 4 Qarkoni alternativën e saktë. Teksti:a. jep informacion për piramidat e Egjiptit,b. argumenton ekzistencën e jashtëtokësorëve si ndërtues të piramidave,c. jep informacion për jashtëtokësorët,d. shpjegon ndërtimin e piramidave.Gjuha e tekstit 5 Ndërtoni fushën leksikore të fjalës Piramidë.Reflektojmë rreth tekstit 6 Sa bindëse janë për ju provat e dhëna në tekst për ndërtimin e Piramidave? Pse mendoni kështu? Detyrë Shkruani idetë tuaja për temën: \dinasti – varg monarkësh të së njëjtës familje, që sundojnë në një vend brez pas brezi. pergamenë – lëkurë kafshësh që përpunohej posaçërisht dhe përdorej për të shkruar në të në lashtësi.FjalorLexojmëÇelësat e tekstit joletrar 141
                                
   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147