Page 148 - Demo
P. 148


                                    PërshkruajmëTeksti përshkrues ka si qëllim të përshkruajë, duke informuar dhe duke treguar si është ndërtuar një objekt, cilat janë tiparet e një personi, të një kafshe, të një mjedisi, apo të një dukurie.Përshkrimi subjektiv... gjeniu më i madh dhe kompozitori më i mirë klasik i të gjitha kohërave... Çunaku që i dha jetë muzikës dhe që pushtoi sallonet e Vjenës me praninë e tij... të gjithë dyndeshin ta takonin dhe t’i shtrëngonin dorën. Pavarësisht famës së bujshme dhe muzikës së mrekullueshme që i përshtatej veshit të kujtdo, ai qëndroi indiferent ndaj botës dhe lavdeve të shumta. Jetën ia kushtoi muzikës tek e cila ndërthurte të gjitha ndjenjat që buronin nga shpirti i një artisti të madh.Përshkrimi objektivMoxarti është një ndër kompozitorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Rridhte nga një familje muzikantësh. Ai kompozoi që në moshën katërvjeçare. Ishte fëmijë korrekt dhe mjaft i ndjeshëm. Fizikisht ishte trupvogël, shumë i hollë dhe i zbehtë, kishte flokë të drejtë. Fytyra e tij, me përjashtim të syve të mëdhenj energjikë, nuk jepte shenja të gjeniut. Pëlqente veshjet elegante.M. KelliPlotësoni skedën e mëposhtme.Pyetjet Përshkrimi objektiv Përshkrimi subjektivÇfarë përshkruhet?Cilat tipare fizike përshkruhen?Cilat fjalë përdoren për këtë?Çfarë cilësish të karakterit vihen në pah?Cilat fjalë përdoren për këtë?Cili është mjeti gjuhësor më i përdorur?Cili është qëndrimi i autorit ndaj objektit që përshkruan?Ku duket kjo?Përshkrimi i një personi Përshkrimet janë dy llojesh: objektive dhe subjektive. Përshkrimi subjektivmbështetet në emocionet, përshtypjet, opinionet e njerëzve që e krijojnë atë. Përshkrimi objektivnuk mbështetet në opinionet e dikujt, por në të dhënat reale. LexojmëTeksti përshkrues5Pikturë nga Pietro Antonio Lorenzoni146 Gjuha shqipe 6
                                
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152