Page 150 - Demo
P. 150
Shkruajmë1 Lexoni tekstin:Përshkrimi i një kafshePërshkrim subjektiv...Në hijen e saj, me kokën e kthyer nga unë, qëndronte shtrirë një luan. Ishte një luan i vërtetë, me një forcë të llahtarshme dhe me një krifëtë dendur, qimet e së cilës i përhapeshin mbi turirin e shtrirë përtokë. Shpinën e kishte mbështetur te kraharori i bishës së madhe. Me njërën dorë rrëmonte në krifën e tmerrshme. Pra, ai ishte Kingu i famshëm! Mbreti King! Luani ngriti kokën dhe hungëriu, nuk lëvizte, por nuk m’i ndante sytë. Shtriu pak turirin për të më marrë erë, pastaj gogësiu dhe mbylli sytë. (Luani, Xh. Kesëll)Përshkrim objektiv...Luani është kafsha grabitqare e tretë në botë për nga madhësia dhe e para në kontinentin e Afrikës. Një luan mashkull e ka gjatësinë e trupit 170-250 cm, lartësinë nga toka deri te fundi i krahëve 120 cm, bishtin me gjatësi rreth 1 m dhe mund të peshojë deri në 225 kg. Luanët meshkuj janë më agresivë në dyluftim. Një luan mund të jetojë deri 15-16 vjet. (Jan Swafford)Gjuha ndryshon në varësi të llojit të përshkrimit. Te përshkrimi subjektiv bie në sy dyndja e mbiemrave, që kanë si qëllim hiperbolizimin e realitetit, për mirë ose për keq. Gjatë përshkrimit objektiv ndeshim një gjuhë të saktë, ku mbiemrat janë më të kursyer, duke treguar në mënyrë të përpiktë realitetin.Plotësoni skedën e mëposhtme:Pyetjet Përshkrimi objektiv Përshkrimi subjektivÇfarë përshkruhet?Cilat tipare fizike përshkruhen?Cilat fjalë përdoren për këtë?Çfarë cilësish të karakterit vihen në pah?Cilat fjalë përdoren për këtë?Cili është mjeti gjuhësor më i përdorur?Cili është qëndrimi i autorit ndaj objektit që përshkruan?Ku duket kjo?krifë – jele, kreshtë e një kafshe.hungërij – lëshoj një zë të ndërprerë, të përvajshëm e të mbytur.gogësij – hap gojën dhe marr frymë thellë kur më vjen gjumë, kur jam i lodhur, kur jam i mërzitur etj.Përshkrimi i një kafshe, i një mjedisi, i një dukurieFjalorBëni edhe ju një përshkrim objektiv dhe një përshkrim subjektiv të një kafshe.148 Gjuha shqipe 6

