Page 151 - Demo
P. 151
2 Lexoni tekstin:Përshkrimi i një mjedisiPërshkrim subjektivMe pishtarë në duar, kolonizatorët hynë në shpellë. Sipërfaqja nën këmbët e tyre ishte e rrëshqitshme dhe atyre u duhej të ecnin me kujdes për të mos u rrëzuar. Kalimi zgjerohej gjithnjë e më tepër dhe dilte në një shpellë të madhe me kupolë të lartë. Shpella e zbuluar prej kolonizatorëve ishte shumë e mirë për ta përshtatur për banesë. (Ishulli misterioz, Zh. Vern)Përshkrim objektivÇifti nga Bradfordi zbuloi në Vietnam shpellën më të madhe në botë. Ajo është 8,8 km e gjatë dhe mund të mbajë brenda saj një grataçelë40-katëshe. Çifti ishte me pushime kur zbuloi shpellën nëntokësore që ndriçohej nga rrezet e diellit, të cilat depërtonin në të përmes dy hyrjeve të mëdha, duke bërë kështu që pemët të rriteshin deri në 50 metra lartësi. (Jan Sëafford)Përshkruani një mjedis në mënyrë objektive e më pas në mënyrë subjektive.3 Lexoni tekstin.Përshkrimi i një dukuriePërshkrim subjektivÇdo ditë, aktiviteti i vullkanit rritej, gjëmimi nën tokë sa vinte e bëhej gjithnjë e më i fortë dhe jehona e tij përhapej në tërë ishullin. Natën e 24 janarit u dëgjua një shpërthim i tmerrshëm. Përrenjtë e llavës vërshuan në drejtim të anijes, drejt pyjeve të Perëndimit të Largët, duke shkatërruar e fshirë çdo gjë përreth. Gurët binin breshër, vendi u mbulua nga tymi. Dukej sikur erdhi fundi i botës. Krateri shpërtheu me forcë dhe llava vërshoi shpateve të vullkanit. (Ishulli misterioz, Zh. Vern)Përshkrim objektivVullkanet janë forma të ngritura në Tokë, të cilat krijohen me shkarkimin e masës së zjarrtë, magmës, gazeve dhe avujve nga brendia e Tokës në sipërfaqe. Si produkt kryesor i procesit vullkanik është llava, me një temperaturë 1000-1300 gradë celsius. (Jan Sëafford)Plotësoni skedën e mëposhtme.Pyetjet Përshkrimi objektiv Përshkrimi subjektivÇfarë përshkruhet?Cilat tipare të jashtme të mjedisit përshkruhen? Po të dukurisë? Cilat fjalë përdoren për këtë?Çfarë objektesh përshkruhen?Cilat fjalë përdoren për këtë?kolonizator – dikush që krijon koloni.kupolë – kube, mbulesë në trajtë gjysmërruzulli e gërryer përbrenda, që ngrihet mbi muret mbajtëse të një ndërtese.grataçelë – qiellgërvishtës, ndërtesë shumë e lartë, tipike amerikane.FjalorPërshkruani një dukuri në mënyrë objektive e më pas në mënyrë subjektive.Çelësat e tekstit joletrar 149

