Page 154 - Demo
P. 154


                                    Flasim1 Diskutoni për diskriminimin gjinor, racor dhe fetar në komunitetin tuaj. Çfarë do të bënit ju për ta ndryshuar situatën?2 Lexoni shkrimin.Kjo fotografi bëri xhiron e botës dhe paraqet një vogëlushe siriane 4-vjeçare, e cila para një aparati fotografik ngriti duart, pasi e dinte armë. Mijëra vetë kanë shpërndarë dhe pëlqyer imazhin e vogëlushes nga Siria me duar lart. Por, cila është historia pas kësaj? Fotografia tërhoqi shumë vëmendje, për shkak se ajo duket e trembur nga aparati fotografik duke e marrë atë për armë. Autori i kësaj fotografie është fotoreporteri turk, Osman Sagirli. Duke folur për BBC-në, Sagirli, i cili aktualisht punon në Tanzani, konfirmon origjinën e fotografisë. Fëmija në fotografi është një vajzë katër vjeçe, e quajtur Hudea, dhe imazhi është shkrepur në Atmeh, një kamp refugjatësh në Siri. “Po përdorja një lente shumë të madhe për aparatin fotografik dhe ajo mendoi se ishte armë”, thotë Sagirli. “Pashë që ajo u tremb pasi shkrepa aparatin; në momentin e blicit, vogëlushja ngriti duart. Normalisht, fëmijët largohen, fshehin fytyrën apo buzëqeshin kur shohin një aparat fotografik”. Fotoreporteri turk shprehet se në një situatë të tillë, ti e kupton se sa kanë vuajtur ata njerëz, jo nëpërmjet të rriturve, por përmes fëmijëve. “Janë fëmijët ata që pasqyrojnë ndjenjat përmes pafajësisë së tyre”.3 Komentoni ngjarjen. Jepni opinione. Përgjigjuni pyetjeve:Çfarë nënkupton kjo fotografi?Pse tërhoqi vëmendje fotografia?Çfarë po ndodh sot në botë në lidhje me fëmijët?Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje në këtë shkrim?Nëse do ta takonit këtë vajzë të vogël, çfarë do t'i dhuronit? Shkruani një urim për të.4 Diskutoni për fëmijët me nevoja të veçanta. Cili është vendi i tyre në shoqëri? Çfarë do të bënit ju për të ndihmuar bashkëmo shatarët tuaj që kanë probleme shëndetësore, sociale apo ekonomike?Projekt në grupeBëni postera: kundër shfrytëzimit të fëmijëve në punë të rënda,për ndihmën ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara.Përshtatur sipas burimit mediatik të shtypit të shkruar BBC, 2015.152 Gjuha shqipe 6
                                
   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158