Page 156 - Demo
P. 156


                                    1 Zanoret dhe bashkëtingëllorete gjuhës shqipeKujtojmëA a B b C c Ç ç D d Dh dhE e Ë ë F f G g Gj gj H hI i J j K k L l Ll ll M mN n Nj nj O o P p Q q R rRr rr S s Sh sh T t Th th U uV v X x Xh xh Y y Z z Zh zhGjuha shqipe ka sistemin e saj të tingujve dhe të shkronjave. Tingujt i quajmë fonema (nga greqishtja: phone – zë). Çdo gjuhë ka një numër të caktuar fonemash dhe një numër të caktuar shkronjash. Tingujt dhe shkronjatTë gjitha shkronjat që paraqesin tingujt e të folurit të gjuhës shqipe përbëjnë alfabetin e saj. Gjuha shqipe ka 36 shkronja: 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore.Nga këto, 27 shkronja janë të thjeshta, si: a, b, c etj. dhe 9 të përbëra, si: dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh. Shkronjat e përbëra quhen edhe dyshkronjësha. Zanoret janë tinguj që nyjëtohen në hapësirën e gojës pa hasur asnjë pengesë. Zanoret e gjuhës shqipe janë: a, e, ë, i, o, u, y.Bashkëtingëlloret janë tinguj që artikulohen në hapësirën e gojës duke kapërcyer pengesa. 154 Gjuha shqipe 6
                                
   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160