Page 158 - Demo
P. 158


                                    1 Tregoni se cilët tinguj bëjnë dallimin kuptimor në fjalët e mëposhtme: fal – fall, kor – korr, pulë – pullë, hallë – halë, kokërr – dokërr.2 Nënvizoni shkronjat e përbashkëta të fjalëve të mëposhtme: këmbë, pëllëmbë, shtambë, mbrëmje, llambë.3 Sa herë është përdorur çdo fonemë (tingull) në tekstin e mëposhtëm? Plotësoni grafikun, duke ngjyrosur kutitë aq herë sa është shkruar çdo fonemë. E kishte dëgjuar shumë herë emrin doktor, po nuk e dinte se ç’ishte ai. Ç’ishte ky doktor? “Doktor! Doktor!”, thërriste vajza. “Edhe pak se arritëm, oj bijë! Duro, se doktori do të ta heqë atë dhembje!” a b c ç d dh e ë f g gj h i j k l ll m n nj o p q r rr s sh t th u v x xh y z zh4 Vendosni në tabelë bashkëtingëlloret e zëshme, të shurdhëta dhe të tingullta të tekstit të mëposhtëm.Lojërat më të famshme, siç janë ato Olimpike, mbledhin atletë nga e gjithë bota. Ato kthehen në manifestime të bukura sportive dhe shpalosin paqen e dashamirësinë mes popujve. Spektatorët valëvitin flamujt, përshëndesin kampionët; ata e dinë se çdo medalje ari është një fitore e bukur si për atletin, ashtu edhe për vendin nga ka ardhur ai.  Të zëshme Të shurdhëta Të tingullta5 Shkruani nga një fjalë që fillon me secilën shkronjë të alfabetit.___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________UshtrimeFonetikë156 Gjuha shqipe 6
                                
   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162