Page 159 - Demo
P. 159
Rrokja është një tingull zanor ose një grup tingujsh, i përbërë nga një zanore dhe nga një a më shumë bashkëtingëllore.KujtoniVëreni figurën. Lexoni dhe shqiptoni saktë fjalët. Lidhni fjalët me objektet përkatëse. Dalloni rrokjen e fjalës që shqiptohet më fort.Shqiptimi me zë më të fortë ose me ton më të ngritur i një rrokjeje a i një zanoreje në fjalë quhet theks. Ajo quhet rrokje e theksuar.Rrokjet e tjera brenda trupit të fjalës quhen rrokje të patheksuara.Shumica e fjalëve të gjuhës shqipe e kanë theksin në rrokjen e parafundit: sipërfáqe, fletóre, dritáre, merméri, pakéta etj. Një numër i paktë fjalësh janë me theks fundor: çatí, shtëpí, riní, lirí, lumturí, bukurí, dashurí, diturí, egërsí, trimërí, babá, kalá, bakllavá, bé, rrufé.Disa fjalë të tjera të shqipes e kanë theksin në rrokjen e tretë që nga fundi i fjalës, si: pétulla, vétulla, shpátulla, kúmbulla, fshéhurazi, ríshtazi. Për t'i dalluar disa fjalë nga njëra-tjetra, mund të përdoret edhe shenja e theksit (‘) si p.sh.: fole dhe folé, para dhe pará, bari dhe barí, drejtori dhe drejtorí, ministri dhe ministrí, stoli dhe stolí.Në gjuhën shqipe, kemi fjalë me:• Theks parafundor: darë, borë, përpara, përziej etj. (kur theksi bie në rrokjen e dytë nga fundi i fjalës).• Theks tejfundor: petulla, kumbulla, populli, flutura etj. (kur theksi bie në rrokjen e tretë nga fundi i fjalës).• Theks fundor: atdhé, lirí, barí, babá, drejtorí, rrobaqepësí etj. (kur theksi bie në rrokjen e parë nga fundi i fjalës).Mbani mendTheksi i fjalësTheksi fundorTheksi parafundorpémë, gjétheqéni, tóka, báritrúngu, dégaçorápee kúqja, e vérdhamal, shkëmbshálli, kapéljaTheksi i fjalës 2FonetikëTheksi tejfundorPërdorimi i drejtë i gjuhës 157

