Page 161 - Demo
P. 161


                                    Intonacioni dhe theksi i fjalisë 3Intonacioni është vija melodike e shqiptimit të fjalëve nga fillimi deri në fund të fjalisë.Lexoni fjalitë dhe thoni ç'lloj intonacioni kanë. Cila është fjala e theksuar në çdo fjali?Kur flasim ose lexojmë, nuk i shqiptojmë të gjitha fjalitë me të njëjtin intonacion. Sipas llojit të fjalisë (dëftore, pyetëse, dëshirore, nxitëse etj.), përcaktohet edhe intonacioni i saj. Intonacionin në fjali e kemi ngjitës ose zbritës.Fjalitë me intonacion zbritës Fjalitë me intonacion ngjitësFjali dëftore: Avioni u vonua dy orë.Fjali dëshirore: U gëzofsh me një djalë!Fjali nxitëse: Ulu në vend!Fjali pyetëse:Pse u vonua kaq shumë?Intonacioni ndryshon edhe kur ne duam të shprehim ndjenja shqetësimi, zemërimi, gëzimi, dyshimi etj. Fjalia që duhet vënë në dukje, shqiptohet më fort, më fuqishëm dhe me zë më të lartë. Mos u mërzit! Edhe pak! Ja erdhëm! Shikoje shtëpinë! Pse kështu janë burrat?!Kur duam të vëmë në dukje një fjalë që shpreh emocion, përdorim një theks të dytë, i cili mund të bjerë në një fjalë tjetër dhe jo në rrokjen apo në fjalën ku bie theksi kryesor i fjalisë. Theksi i fjalës në fjali tregon fjalën, të cilën duam ta theksojmë më shumë; shpesh ai varet edhe nga folësi apo lexuesi. Theksi i fjalës së theksuar në fjali nuk duhet ngatërruar me theksin e vetë fjalës.Kur flasim ose lexojmë, ne bëjmë pushime të shpeshta, sepse kemi nevojë të marrim frymë dhe ta bëjmë të kuptueshëm të folurit apo të lexuarit tonë. Zakonisht, për këto ndalesa na ndihmojnë shenjat e pikësimit, si: pika, presja etj. Shembuj U nis Mira për në shkollë?Mira u nis për në shkollë .U nis Mira për në shkollë.Nuk di a do t'i shoh dot të gjitha.Sa i bukur!Sa emocion!Ja, flloi flmi!Në çfarë ore fllon emisioni?I pe lajmet e orës tetë?Intonacionii fjalisëIntonacioni ngjitës dhe zbritës i fjalisëFjala e theksuar në fjaliSot nuk di çfarë të shikosh më parë në televizor.FonetikëPërdorimi i drejtë i gjuhës 159
                                
   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165