Page 162 - Demo
P. 162


                                    1 Përcaktoni intonacionin e fjalive. Shënoni N për ngjitës dhe Z për zbritës. Shkoja pastaj dhe ulesha pranë plakut e rrija me orë të tëra pa lëvizur. ___Sa e sa ditë kam kaluar duke e vështruar teksa punonte. ____Dhe unë pyesja veten: si i di ky njeri gjithë këto gjëra? ___Ai dinte gjithçka dhe ishte i gatshëm të më shpjegonte çdo gjë. M’i ka përshkruar malet tona para se të njihesha me to. Më ka folur shpesh për kthesat, shtigjet e monopatet. ___Po pse e bënte ai këtë gjë? Mos vallë kërkonte të zbulonte diçka të panjohur? ___2 Shkruani tri fjali me intonacion ngjitës dhe tri fjali me intonacion zbritës.Intonacion ngjitës Intonacion zbritës_____________________________ _______________________________________________________________ _______________________________________________________________ __________________________________3 Nënvizoni fjalët e theksuara në çdo varg. O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!4 Lexoni përrallën dhe përcaktoni intonacionin e fjalive dhe fjalët e theksuara.Tre qetë dhe ujkuTreqé kishin dalë në bjeshkë dhe po kullotnin bashkë. Kështu ndenjën gjithë verën. Më në fund, humbën rrugën dhe s’ditën të kthehen në shtëpi.Vjeshta i zuri në mal.Një ditë prej ditësh, tre qetë i pa ujku. Ai filloi të pyeste veten:− Po kur paskan ardhur këta këtu? Si nuk i paskam parë më parë? Kush ma solli këtë dhuratë?Ujku u soll rreth e rrotull tre qeve për t’i ngulur dhëmbët ndonjërit. Po ja, kaloi një ditë dhe s’bëri dot gjë.Të tre qetë, sapo shikonin ujkun, afroheshin kokë më kokë dhe i drejtonin atij brirët. 5 Në gjashtë fjalitë e para të pjesës së leximit “Kur të vijnë mendtë”, përcaktoni intonacionin e fjalive dhe fjalën e theksuar brenda tyre. Fjalia Intonacioni i fjalisë Fjala e theksuarFjalia e parëFjalia e dytëFjalia e tretëFjalia e katërtFjalia e pestëFjalia e gjashtëUshtrimeFonetikë160 Gjuha shqipe 6
                                
   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166