Page 165 - Demo
P. 165


                                    UshtrimeDrejtshkrimi i fjalëve që kanë zanoren e në pozicione të ndryshme 2Zanorja e e theksuarShkruhen me e dhe jo me ë fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet nga një hundore m, n, nj. Me e shkruhen edhe fjalët e prejardhura apo të përbëra që formohen prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit.dhemb, dhembje; emër, emëror; femër, femëror; shembull, shembullor; zemër, zemëroj;argjend, argjendar; çmend, çmendur; qendër, qendror;qen, e enjte, penj, shenjë;fle, dre, fre, gdhe, pe, ngre.Zanorja e e patheksuarEmrave të gjinisë femërore që kanë një e fundore të patheksuar në trajtën e pashquar të njëjësit, në emëroren e shquar u bie e-ja, ndërsa në rasat e tjera ajo shkruhet.artiste, artistja, artisteje; fitore, fitorja, fitoreje; lule, lulja, luleje; lulishte, lulishtja, lulishteje;anije, anija, anijeje; ardhje, ardhja, ardhjeje; çështje, çështja, çështjeje; rrokje, rrokja, rrokjeje.Zanorja ee theksuarZanorja e e patheksuar1 Plotësoni fjalët me shkronjat që u mungojnë.Fani gj__ndej në dhomën e vet, nderur mbi shezlong dhe Budardi i q___ndronte te koka. Një zjarr bubulak përskuqte t___rë vatrën, duke p____rhapur një ngrohtësi për zili mes një zhaurime të mbytur... Ishte e ___njt__. Te sahatçiu, termometri sh___nonte tetë gradë nën zero.A e bëtë rr___shqitësen te vija e ujit, para shkollës?Dita __nd__ nuk e kishte humbur zbardhëllimën e vet, teksa muzgu, me një p__rskuqje të lehtë, si të ngurosur, kishte nisur të vishte xhamat e dritar__v_. 2 Shkruani fjalë që formohen sipas modelit:tremb – trembjedhemb – shemb –mend –nis –qytetare – qytetarja – qytetarejefamilje –korrje –ardhje –ulje –DrejtshkrimPërdorimi i drejtë i gjuhës 163
                                
   159   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169