Page 167 - Demo
P. 167
DrejtshkrimDrejtshkrimi i fjalëve që kanë zanoren ë në pozicione të ndryshme 3A. Shkruhen me ë fjalët:ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet nga një bashkëtingëllore hundore, si dhe fjalët e prejardhura ose të përbëra të formuara prej tyre:dëm, dhëmb, dhëndër, dhënë, e ëma, e ëmbël, shkëmb, mëngë, zënë etj.i dëmshëm, dhëmbor, ëmbëltore, shkëmbor, parathënie, shtatzënë etj.që formohen me prapashtesën -llëk: bollëk, budallallëk, pazarllëk etj.B. Shkruhen me ë paratheksore:fjalët e parme kur ajo i takon rrokjes së parë:dëshirë, këndoj, kënetë, mënyrë, lëvozhgë, dëboj, dëborë, dërrasë, këshillë, i këtillë etj.fjalët e prejardhura të formuara nga një temë me -ë dhe me prapashtesa që nisin me bashkëtingëllore: anëtar, anëtarësi, bardhësi, flakërimë, gjuhëtar, gjuhësor, tokësor etj.fjalët e përbëra dhe ato të përngjitura që kanë si pjesë të parë një temë që mbaron me -ë, e cila ndiqet nga një temë që nis me bashkëtingëllore:anëshkrim, atëherë, bashkënxënës, derëbardhë, gojëdhënë, gjithëkombëtar, hundëshkabë etj.fjalët e prejardhura të formuara prej temash që mbarojnë me:-ër, -ërr, -ël, -ës, -ëz.-ër arbëror dimëror dhelpëriurdhëresë gjarpërinj -ërr ëndërrimpicërrim -ëlzvogëloj zvogëlimvegjëli-ësnëpunësipërgjegjësigrykësi-ëzbulëzojnjerëzornjerëziC. Shkruhen me ë pastheksore:emrat dhe mbiemrat e gjinisë mashkullore dhe femërore, që mbarojnë me -ës, -ësh, në të gjitha trajtat e lakimit të tyre:-ësblerës, blerësin, blerësit, blerësvegjykatës, gjykatësja, gjykatësitDurrësi, Kukësi, Qukësi-ësh trekëndësh, trekëndëshi, trekëndëshatdykatësh, katërkatëshe, katërvendëshembiemrat që mbarojnë me -ët, në të gjitha trajtat e lakimit të tyre.i cekët, të cekët, të cekëtin, të cekëtiti lagët, i/e të lagëtit, të lagëtini errët, i/e të errëtit, të errëtini kthjellët, i kthjellëti, të kthjellëtitZanorja ë e theksuarZanorja ëparatheksoreZanorja ëpastheksorePërdorimi i drejtë i gjuhës 165

