Page 171 - Demo
P. 171


                                    Drejtshkrimi i ndajfoljeve dhe i parafjalëve 5A. Ndajfoljet që nga ana leksikore përbëjnë një fjalë të vetme:afërmendsh, anembanë, askund, askurrë, aspak, atëbotë;përbrenda, buzagaz, dalëngadalë, doemos, domosdo, dosido, drejtpërdrejt, duarplot, gjithandej, gjithashtu, gjithherë;matanë, mbasdite, mezi, mënjanë;ndërkohë, ndonjëherë, ndopak, ngado, ngaherë, ngandonjëherë;njëfish, njëherazi, njëherë, njëlloj, njëmend, njëzëri;papritmas, parmbrëmë, pasnesër, patjetër, përbrenda, përbri, përherë, përgjithmonë, përgjysmë, përjashta, përjetë, përkrah;sidokudo, shpeshherë, tatëpjetë, tekdo, vetvetiu.B. Shprehjet ndajfoljore të formuara nga dy fjalë, të njëjta ose të ndryshme, të lidhura në mes tyre me një parafjalë ose me lidhëzën e:këmbë mbi këmbë, dita me ditë, nata me natë;buzë më buzë, dorë më dorë, kokë më kokë, gojë më gojë, grykë më grykë, kot më kot, vesh më vesh;ca nga ca, dy nga dy, një nga një, pak nga pak;rrugë pa rrugë, punë pa punë;brez pas brezi, herë pas here, kohë pas kohe;krah për krah, mes për mes, mot për mot, pikë për pikë, sot për sot, sy për sy, tani për tani, vit për vit.Ndërtimet e tipit me parafjalët me ose për + emër në rasën kallëzore të pashquar:me ditë, me hir, me pahir, me kohë, me padurim, me radhë, me vrap, për shembull, me të pabesë, për punë, për shkak, për arsye etj.Shprehjet parafjalore dhe lidhëzore, si:aq sa, ashtu si, deri ku, deri kur, deri në, deri te, duke qenë se, edhe pse, edhe sikur, gjer kur, gjer në, gjer te, kaq sa, kështu që, kurdo që, mjaft që, në është se, në qoftë se, në mënyrë që, në rast se, që të, qysh se, sado që, si edhe, sido që, tekdo që, vetëm se etj.C. Ndajfoljet:copë-copë, çika-çika, herë-herë, lara-lara, çalë-çalë, fort-fort, gati-gati, hollë-hollë, rëndë-rëndë, shumë-shumë, vonë-vonë, aty-këtu, poshtë-lart etj.Shkruhen njëshShkruhen ndarasDrejtshkrimShkruhen me vizë lidhëse në mesPërdorimi i drejtë i gjuhës 169
                                
   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175