Page 177 - Demo
P. 177
Fusha leksikore 1Tërësia e fjalëve të një gjuhe quhet leksik. Çdo fjalë ka vendin e vet në leksikun e gjuhës.Leksiku përbëhet nga fjalët e standardit të një gjuhe dhe nga fjalët dialektore, të cilat përdoren në krahina të ndryshme.Gjuha shqipe është një gjuhë e hapur, ajo e pasuron standardin e vet me fjalë të dialekteve, gege dhe toske, si dhe me krijime të reja nga fusha të ndryshme përdorimi, të tilla si: shkencë, art, teknologji etj.Përveç kuptimit fillestar, shumë fjalë kanë edhe kuptime të tjera, të cilat i marrin në situata të ndryshme përdorimi, që quhen kuptime të figurshme.Le të njihemi me disa nga kuptimet e figurshme të disa fjalëve:Kuptimi 1 Kuptimi 2 Kuptimi 3këmbë M'i zuri këmbët. Më mori nëpër këmbë.kokë Më lodhi kokën. Ma bëri me kokë.zemër Më theri në zemër. Ma mori zemrën.sy E mori në sy. Hapi sytë!Përveç kuptimeve të figurshme, fjalët krijojnë:• fusha leksikore, • familje fjalësh. Fusha leksikoreFusha leksikore e fjalës lidhet me një bashkësi fjalësh që kanë funksion të njëjtë dhe i takojnë të njëjtit grup. P.sh.:Fusha leksikore: Fjalë:e ushqimeve vaj, bukë, oriz, sheqer, kripë, makarona, fasule etj.e perimeve qepë, domate, speca, kastravecë, karota, kunguj etj.e frutave portokall, limon, mollë, dardhë, qershi, kumbull etj.e klasave të fjalëve emër, mbiemër, folje, përemër, numëror, lidhëz, ndajfolje, parafjalë, pjesëz, pasthirrmë.e ngjyrave blu, e kuqe, e verdhë, e gjelbër, portokalli etj.e numrave një, dy, tre, katër, pesë, njëzet etj.e familjes motër, vëlla, bir, fëmijë, nënë, baba, gjysh, gjyshe, vajzë, djalë etj.Kuptimi i fjalëveFushat leksikoreLeksikologjiPërdorimi i drejtë i gjuhës 175

