Page 18 - Demo
P. 18


                                    MËSUESI YNË I DASHURPjesa “Mësuesi ynë i dashur” është shkëputur nga romani “Kamoja, ideja e shekullit” i autorit francez Daniel Penak. Në të tregohet për shqetësimet e disa fëmijëve të klasës së pestë fillore, që vitin tjetër do të shkojnë në klasën e gjashtë e do të kenë më shumë se një mësues._______________________________________– Gjepura! Vetëm gjepura! Të rrinim e t’i dëgjonim gjithë ç’thonë të rriturit, nuk do të bënim dot asgjë, me shkasin e klasës së gjashtë! \aspak për të qeshur, është çështje serioze, shumë shpejt do të shkojë në klasë të gjashtë!\pishinë, do të hysh në klasë të gjashtë!\zër fare në gojë! Shiko të përsëritësh tabelën e shumëzimit, në ta ka qejfi të kalosh klasën!\Britmat e Kamosë kishin krijuar pështjellim mes shokëve tanë të klasës së pestë fillore, ata që shumë shpejt do të përballeshin me klasën e gjashtë të 9-vjeçares.– Ndër gjithë të rriturit, vetëm njëri nuk e përmend kurrë klasën e gjashtë, vetëm njëri! – tha Lantier trashaluqi, një nga djemtë e klasës.– E kush na qenka ky?– Zoti Margarel! – u përgjigj Lantieri, që gjithnjë kishte frikë se mos lëshonte ndonjë budallallëk.Pas pak, të gjithë nxënësit u futën në klasë. Mësuesi, zoti Margarel, po fotokopjonte mësimet e historisë.– Djema, ç’bëni të gjithë këtu brenda? Pushimi i madh s’ka mbaruar ende…Këto fjalë i tha pa u kthyer nga ne, pa na qortuar, me zërin e tij përherë të gëzuar. Zoti Margarel ishte mësuesi ynë, që s’e humbiste kurrë qetësinë, kurrë, “mësuesi ynë i nderuar”, siç e quante Kamoja sa herë duhej t’i kërkonte leje për të thënë apo për të bërë diçka.Sidoqoftë, në atë çast, zoti Margarel i ra më të që bëhej fjalë për diçka serioze, sepse ai drejtoi trupin dhe na vështroi gjatë në sy.– Çfarë keni, djema?Kamoja uli sytë tek atletet e veta.– Mund t’ju pyesim për diçka, zotëri? Ju nuk flisni kurrë për klasën e gjashtë, përse vallë?– Më falni, s’ju kuptova.– Po, vërtet, – ndërhyri Lantieri, – ju jeni i vetmi i rritur që s’e zini kurrë në gojë. – Epo… më thoni, ç’doni të dini për klasën e gjashtë të 9-vjeçares?Kamoja u përgjigj:– Gjithçka. gjepura – fjalë boshe.shkas – këtu: pretekst.pështjellim – ngatërresë, rrëmujë.i ra më të – e kuptoi.FjalorSa e rëndësishme është shkolla për ju?Çfarë ndikimi kanë te ju prindërit, mësuesit, shokët e shoqet?Para leximitDaniel Penak (Daniel Pennac, 1944)Shkrimtar francez bashkëkohor, i cili pas diplomimit ushtroi profesionin e mësuesit për më shumë se njëzet vjet. Kohën e lirë të pushimeve, ai e shfrytëzonte për të shkruar. Nga krijimtaria e tij e pasur letrare, një vend të rëndësishëm zë letërsia për fëmijë, të cilën ai e lëvroi me sukses. Është vlerësuar me shumë çmime letrare dhe jo vetëm, për stilin e tij plot humor dhe për përfytyrimet e gjalla. Ndër librat e tij të përkthyer në gjuhën shqipe, përmendim: \fëmijë\një roman” etj.16 Gjuha shqipe 6
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22