Page 182 - Demo
P. 182


                                    Fjala është tërësi e pandashme e tingëllimit dhe e kuptimit, që emërtonnjerëz, kafshë, sende, dukuri natyre dhe pjesë përbërëse të këtyre kategorive etj.Klasat e fjalëveFjalët që e ndryshojnë formën gjatë përdorimit të tyre në fjali, quhen fjalë të ndryshueshme. Fjalët që nuk e ndryshojnë formën gjatë përdorimit në fjali, quhen fjalë të pandryshueshme.Mbani mendMorfologji1 Klasat e fjalëveTë gjitha fjalët e një gjuhe, kur përdoren në fjali, quhen pjesë ligjërate.Klasat e fjalëveFjalë të ndryshueshme Shembuj Fjalë të pandryshueshme ShembujEmri vaj, bukë, oriz, flutur, det, zog, shkallë etj. Ndajfolja mirë, bukur, lart, shpeshherë, asnjëherë, kurrë, pak etj.Mbiemri i gjatë, i shkurtër, i dobët, guximtar, trim, i madh, i fortë etj. Lidhëza dhe, porse, por, ndonëse, që, se, kur, edhe, sepse etj.Folja luaj, kërkoj, fluturoj, fal etj. Parafjala për, nga, në, me, prej, bashkë me, me anë, kundër etj.Përemri unë, ti, ai, i saj, e tyre, disa, vetvetja, i tyre, ata, ne, ndonjëri etj. Pjesëza të, e, ja, pa, mos, pikërisht, nuk etj.Numërori shtatë, njëmbëdhjetë, njëzet, tridhjetë e pesë etj. Pasthirrma bah, shët, oh, ah, eh etj.Fjalë të ndryshueshmeEmri MbiemriPëremri Folja Fjalë të pandryshueshmeNdajfolja LidhëzaPasthirrma PjesëzaNumërori ParafjalaEmërtoni fjalët e fragmentit të mëposhtëm sipas klasave përkatëse.Aleksandri ishte djali më i qetë i gjithë lagjes dhe i shkollës. Në shkollë, ai ulej i qetë me krahë të lëshuar, ashtu si duhej, dhe fiksonte me sytë e tij kureshtarë e të sigurt gjithçka thoshte dhe tregonte mësuesi. Mbahej shembull për të gjithë klasën. Në fletoret e tij nuk kishte asnjë shënim me ngjyrë të kuqe nga mësuesi dhe, në dallim nga të tjerët, në të gjitha fletët e fletoreve kishte shënimin \dhjetë, që dallonte në të gjitha detyrat e tij.Punë në grupe180 Gjuha shqipe 6
                                
   176   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186