Page 183 - Demo
P. 183
Morfologji1 Plotësoni fjalën që mungon. Thoni ç’pjesë ligjërate është.Aleksandri ishte një fëmijë ________, por sedra e gërryente nga brenda. Kishte një dëshirë të madhe për të shkëlqyer, për të qenë mbi ________ dhe mbi shokët e tij. Pothuajse i përdorte deri në ekstrem _______ e tij për të rënë ___ më tepër ________. Aleksandri kishte një qëllim të vetëm: donte të bëhej “i pari i klasës”. Por në këtë ________, në të vërtetë, ishte një tjetër, një _______ “më pak i mirë”, që ishte më i madhi _______.(Fjalë ndihmëse: i mbarë, çdo gjë, rast, edhe, në sy, nxënës, i klasës, forcat.)2 Plotësoni tabelën.Fjala Emër Mbiemër Folje Përemër Numëror Ndajfolje Lidhëz Parafjalë Pjesëz PasthirrmëAleksandrifëmijëgërryentemë i madhimëe tij3 Nënvizoni me një vizë fjalët e ndryshueshme dhe me dy viza fjalët e pandryshueshme.Entela vendosi të mësonte patjetër një gjuhë të huaj. Ajo kishte dëgjuar gjithandej: “Mara te klasa IV di dy gjuhë të huaja. Bruna e klasës V di tri gjuhë të huaja.”... E kështu me radhë. Atëherë, edhe Entela jonë vendosi të fillonte sa më parë gjermanishten. Ajo pyeti mamin. “Oh\mësojë gjermanishten!” 4 Përgjigjuni pyetjeve për fjalët e nënvizuara. Shënoni në kutinë përbri V (e vërtetë) ose G (e gabuar).Vëllai i madh i Francit është gati një kokë më i madh se Erberi. 1. Është emër? Këshilla e Jozefit iu duk në fillim e arsyeshme. 2. Është mbiemër?Vetëm pak më vonë, Franci e kuptoi se edhe këshilla e tij nuk vlente. 3. Është folje? Francit nuk i pëlqen ta krahasojë Erberin me vëllain e tij të madh. 4. Është emër? Lili është një studente që kujdeset për Borën pasditeve. 5. Është parafjalë?Kur Franci kthehet nga shkolla, rënkon me mundim. 6. Është lidhëz?5 Nënvizoni me një vijë fjalët e ndryshueshme dhe me dy vija fjalët e pandryshueshme.Të nesërmen, Miroshi dhe Qerosi, hipur në kalë, u nisën për te Liqeni i Zambakëve. Me vete kishin marrë edhe shpatën e topuzin. Rruga qe e gjatë, e vështirë, se duhej t’i ngjiteshin malit. U futën në një pyll me lajthi. Aty bënte freskët dhe djemtë deshën të pushonin përsëri. Kur befas ndien zhurmë, si hapa njeriu. Shpejt e shpejt u fshehën në disa kaçuba dhe nisën të përgjonin plot ankth. Aty pranë ndodhej një pemë e lartë. Në degët e saj hidhej e përdridhej një zog pendëkuq fort i çuditshëm, i cili s’pushonte së cicëruari. (Nga romani i V. Canosinaj “Zogu pendëkuq”)UshtrimePërdorimi i drejtë i gjuhës 181

