Page 184 - Demo
P. 184
2Emra të përgjithshëm dhe të përveçëmKur themi mal, ne nuk kemi parasysh vetëm një mal në veçanti, p.sh., malin Tomor. Me këtë emër (mal) emërtojmë të gjitha malet në përgjithësi.Po kështu, edhe emrat e tjerë, si: veshë, kohë, karnavale, krevat etj. Këta emra janë emra të përgjithshëm. mal, kodër, rrugë, fëmijë, horizont, shi, borëEmrat e përgjithshëm tregojnë në përgjithësi njerëz, kafshë, sende, dukuri që i përkasin të njëjtit lloj, apo pjesë të të njëjtit objekt, p.sh.: krah, këmbë, kokë. Por, kur themi: Shqipëri, Agron, Dita e Karnavaleve, Kosovë etj., kemi parasysh një shtet, një frymor a dukuri të veçantë, të njohur, prandaj quhen emra të përveçëm.Adriatiku, Buna, Hëna, Europa, Teuta, Atlantiku, Republika e ShqipërisëEmrat e përveçëm tregojnë një njeri, një kafshë a një gjë të veçantë, të dalluar nga gjërat e tjera të të njëjtit lloj. Shembull: Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë. Emrat e përveçëm shkruhen gjithnjë me shkronjën e parë të madhe: Shqipëri, Evropë, Prishtinë.EmriEmri tregon frymorë, objekte, pjesë përbërëse të tyre, dukuri të natyrës, koncepte abstrakte etj.Sipas kuptimit leksikor, dy nga ndarjet e emrave janë: 1 Emra të përgjithshëm dhe të përveçëm. 2 Emra konkretë dhe abstraktë.Kurse sipas kategorive gramatikore ndahen në: 1 Emra të gjinisë mashkullore, femërore, asnjanëse. 2 Emra të numrit njëjës dhe të numrit shumës. 3 Emra të rasës emërore, gjinore, dhanore, kallëzore, rrjedhore. 4 Emra të trajtës së shquar dhe të pashquar. 5 Emra të lakimit të parë, të dytë, të tretë. Emra të përgjithshëm dhe emra të përveçëmKlasa e emraveMorfologjiEmrii përveçëmkonkret abstrakti përgjithshëm182 Gjuha shqipe 6

