Page 185 - Demo
P. 185
MorfologjiEmra konkretë dhe emra abstraktëEmrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë dhe në emra abstraktë.Emrat konkretë emërtojnë qenie apo sende që mund të shihen, të preken, të shijohen, të ndijohen me anë të shqisave, p.sh.: ujë, djathë, lumë, mal, shtëpi, shkollë etj.Emrat abstraktë emërtojnë veprime, ide, dukuri e cilësi, të cilat nuk mund të ndijohen me anë të shqisave, p.sh.: emocion, mendim, gjykim, besë, qartësi, mrekulli, dyshim etj.Emrat konkretë dhe emrat abstraktë1 Plotësoni vendet boshe me emra të përveçëm.Teuta jeton në rrugën ____________. Në këtë rrugë ndodhen disa institucione. Aty është spitali __________________. Më tutje ndodhet edhe shkolla______________. Përballë shkollës është kopshti____________________. Anës rrugës është edhe monumenti____________. Në këtë qytet kalon lumi _____. ________ është qytet bregdetar.2 Shkruani emra të përgjithshëm dhe emra të përveçëm sipas fushës përkatëse.Fusha Emra të përgjithshëm Emra të përveçëmQyteteShteteLumenjNjerëzSendeUshqimeLodra3 Përgjigjuni pyetjeve. Shënoni EA për emrat abstraktë dhe EK për emrat konkretë.Si quhet gjendja e njeriut kur është pa humor? _____________Si quhet veprimi që bëjnë njerëzit e shkencës kur kërkojnë diçka? _____________Si quhet veprimi që bëjnë gjykatësit në sallën e gjyqit?_____________Si quhen njerëzit që merren me sport? _____________Si quhet ndryshe shkenca që merret me shëndetin e njeriut? _____________Si quhet vendi ku mësojnë fëmijët? _____________UshtrimePërdorimi i drejtë i gjuhës 183

