Page 189 - Demo
P. 189
Morfologji1 Nënvizoni fjalën nënë. Përcaktoni rasën e këtij emri për çdo rast.Nëna ngriti kokën dhe vështroi me vëmendje vajzën që e kishte përqendruar vëmendjen në një cep të dhomës. Zemra e nënës diçka ndjeu dhe iu afrua. Nënës iu duk se ajo kishte pak temperaturë. Ajo digjte zjarr dhe nënën e zuri frika, prandaj lajmëroi ambulancën menjëherë. Kur e morën ta çonin në spital vajza nisi të qajë, sepse nuk ishte larguar asnjëherë prej nënës së saj. 2 Lexoni fjalitë më poshtë dhe përcaktoni rasat e emrit libër.Miku më i mirë i njeriut është libri. Bota e librit është shumë e madhe, sa një oqean. Librat e kanë shoqëruar njeriun tërë jetën, që nga vitet e fëmijërisë dhe deri në fund të jetës së tij. Me libra dhe dije është ndryshuar bota. Prej librave jeta e njeriut bëhet më e begatë.3 Vendosni mbaresën e fjalës në vendet boshe.Hapi derë dhe pa se ajo të nxirrte në një rrug të vogël, në fund të së cilës ndodhej një kopsht i mrekullueshëm, që edhe juve nuk jua ka zënë sy kurrë. Ah, sa do t’i pëlqente të dilte nga kjo sallë e errët e të shkonte, të endej nëpër ato lule e bukura. Mirëpo vrima s’i nxinte as kokë , – mendoi Liza – po sa para bën koka pa shpatull ?! “Oh, sa do të kisha qejf të mbyllesha e të zvogëlohesha sa një fëmij . 4 Shkruani fjalët në trajtat e duhura sipas rasave. Rasa emërore pemë – pema lule – lulja jelek – jeleku mendim – mendimiRasa gjinoreRasa dhanoreRasa kallëzoreRasa rrjedhore5 Plotësoni tabelën me fjalët përkatëse sipas trajtës. Shkruani nga një fjali me çdo fjalë.Trajta e shquar Trajta e pashquarbukabotëmikubujkshpresalibërhorizontiUshtrimePërdorimi i drejtë i gjuhës 187

