Page 19 - Demo
P. 19
Zoti Margarel u ul në katedër, këmbë përmbi këmbë, siç bënte sa herë na tregonte ndonjë histori. (E kishte zakon të na rrëfente ndonjë histori të shtunave paradite. Po, me atë, të shtunat u ngjanin të dielave).– Gjithçka? Do të mbeteni të zhgënjyer.Vështroi Kamonë, pastaj ne të tjerët.– Sepse, s’ka ndonjë gjë të veçantë. Klasa e gjashtë është njësoj si klasa e pestë, pikë për pikë. Të njëjtat lëndë, të njëjtat detyra, të njëjtat orare… kuptohet, duke përparuar ca më shumë, njësoj siç përparon njeriu, kur futet në të njëjtin shteg. Kjo është e gjitha.– E po, kjo klasa e gjashtë duhet të ketë diçka ndryshe, përderisa prindërit po e bëjnë kaq tragjike! – theksoi Kamoja mbiemrin “tragjike” duke parë zotin Margarel drejt e në sy.– Jo, asgjë ndryshe. Përveç… Margareli kaloi dorën mes flokëve të dendur. Nuk ishin flokë ata që kishte në kokë, por një pyll amazone. – Përveç… – I vetmi ndryshim i vërtetë do të jetë që, në vend të një mësuesi të vetëm, do të keni pesë ose gjashtë: një për matematikën, një për gjuhën… pra, një mësues për çdo lëndë. Kjo është e gjitha.– Kjo do të thotë që do të jenë pesë a gjashtë herë më pak të përgatitur se ju? – thirri Lantieri.Mësuesi zuri të qeshte.– Po ç’janë këto që thua, mor djalë! Ata janë si puna e specialistëve, siç janë mjekët: një doktor për zemrën, një tjetër për mëlçinë, një tjetër për veshkat etj. Gjithë problemi qëndron te përshtatja. Deri tani keni pasur vetëm një mësues gjatë gjithë vitit, që e njihnit mirë; i mirë apo i keq, me atë kishit të bënit. Kur të kaloni në 9-vjeçare, duhet të mësoheni me pesë a gjashtë karaktere të ndryshme në të njëjtin vit shkollor dhe ata mund të jenë të ndryshëm nga njëri-tjetri, po aq sa edhe ju. katedër – vend i ngritur në një klasë prej nga flet mësuesi.tragjike – tronditëse.specialist – që ka njohuri të posaçme dhe të thelluara në një degë të shkencës.FjalorLexojmëTeksti rrëfimtar letrar rrëfen fakte reale ose imagjinare. Ato vendosen në hapësirë dhe në kohë, duke formuar një histori, ku marrin pjesë personazhe me role të ndryshme.Në hapësirat e rrëfimit letrar 17

