Page 190 - Demo
P. 190


                                    Morfologji4 Gjinia dhe numri i emritNumri i emritEmri ka dy numra:numrin njëjës, numrin shumës.Emri është në numrin NJËJËS, kur tregon vetëm një frymor, një send apo një ide:frymëzim, qytetar, djalë, dëshirë, ëmbëlsirë, makinë, dorë, krah. Emri është në numrin SHUMËS, kur tregon dy a më shumë frymorë, sende apo ide:fshatarë, kuaj, qytete, mendime.Numri shumës formohet:duke shtuar në fund -ë, -a, -e etj.: (një) dijetar – (ca) dijetarë,  (një) vajzë – (ca) vajza, (një) qytet – (ca) qytete. duke u kthyer /g/ në /gj/: (një) zog – (ca) zogj; duke u kthyer /g/ në /gj/ dhe duke marrë e në fund: (një) varg – (ca) vargje;njësoj si në njëjës: (një) fletore – (ca) fletore, (një) shtëpi – (ca) shtëpi;duke u kthyer /k/ në /q/: (një) fik – (ca) fiq; (një) mik – (ca) miq.Trajta e pashquar Trajta e shquarNjëjës Shumës Njëjës Shumës (një) mbretëreshë (disa) mbretëresha mbretëresha mbretëreshat(një) shofer (disa) shoferë shoferi shoferët(një) mace (disa) mace macja macet(një) mik (disa) miq miku miqtë(një) mendim (disa) mendime mendimi mendimetNumri i emritFormimi i numrit shumësEmri në gjuhën shqipe ka tri gjini: gjininë mashkullore kur merr në fund mbaresën -i ose -u:libr-i, djal-i, mi-u, maçok-u.gjininë femërore kur merr në fund mbaresën -a (-ja):nën-a, pem-a, pul-a.gjininë asnjanëse kur merr në fund mbaresën -it ose -t (-të):të qeshur-it, të kënduar-it, të zi-të, të ftohtët.Për të dalluar gjininë e një emri, e vendosim emrin në rasën emërore, në numrin njëjës, në trajtën e shquar: (cila?) stuhia, (cili?) libri, (cili?) orari, (cila?) kënga etj._________ ________ ________ ________ _________ __________Gjinia e emritGjinia e emrit188 Gjuha shqipe 6
                                
   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193   194