Page 192 - Demo
P. 192
Morfologji5Kuptimi, llojet dhe shkallët e mbiemraveMbiemri është fjalë e ndryshueshme që emërton cilësi, veti të njerëzve, të kafshëve, të sendeve, të objekteve etj. (vajzë e vogël, traditë shqiptare, qiell i kaltër, stinë e freskët, njeri besnik)Mbiemrat e gjuhës shqipe ndahen në dy lloje: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm.Mbiemrat e nyjshëm kanë:i ose e përpara dhe mbarojnë me -ë: i bardhë, i mirë, e gjatë;i ose e përpara dhe marrin prapashtesat -(ë)m, -shëm, -t (-të): i mesëm, i shëndetshëm, e hekurt, e ftohtë etj.;i ose e përpara dhe ndërtohen nga forma foljore: shkruar – i shkruar, zënë –i zënë, lodhur – e lodhur;i ose e përpara dhe mbarojnë me -ër: i vjetër, i varfër, e verbër, e shkurtër.Mbiemrat e panyjshëm formohen:me prapashtesat: -as, -an, -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor, me të cilat formohen edhe emra: tiranas, shkodran, bankar, amtar, pemëtar, heroik, artist, sportiv, aktiv, jugor, baritor;me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes, me të cilat formohen edhe emra: pjekës, zbritës, gërmues, rrëmbyes.Mbiemri përdoret në tri shkallë: shkallët e mbiemritpohore krahasore sipëroreShkalla pohore tregon thjesht një cilësi të një emri: Liqeni i Shkodrës është i thellë.Shkalla krahasore krahason cilësi njerëzish, kafshësh, sendesh, objektesh: Ajo ishte vajza më e zgjuar e klasës.Shkalla sipërore tregon shkallën më të lartë të cilësisë së njerëzve, të sendeve, të objekteve etj. jashtë çdo krahasimi: Liqeni i Shkodrës është shumë i thellë. Kjo shkallë formohet me ndajfoljet: shumë, tepër, jashtëzakonisht, mjaft etj.Mbiemrat e nyjshëm dhe të panyjshëmMbiemriShkallët e mbiemritlumë i rrëmbyer kosh i sigurt mal shkëmbor qen i bardhë190 Gjuha shqipe 6

