Page 193 - Demo
P. 193
Morfologji1 Nënvizoni me një vizë emrat, me dy viza mbiemrat. Plani i tij ishte i përsosur. Për të afruar piraten, përdorëm mish të freskët. Kësaj here vendin e grackës e ngritëm në shtëpinë e Alteas, shtëpi, e cila kishte në krahun e majtë një korridor fare të ngushtë që e ndante nga muri rrethues. Hyrjen e korridorit e lamë të lirë, ndërsa te dalja Dori vendosi një rrjetë të hollë, gati-gati të padukshme. Ne u fshehëm të gjithë, në pritje.2 Nënvizoni mbiemrat dhe thoni se çfarë lloji janë (të nyjshëm, të panyjshëm).Një ditë, kur ishim në udhë, ndaluam në një fshat të përgjumur. Nuk më kujtohet emri i fshatit, megjithatë, s’ka rëndësi. Imzot rrinte i krekosur majë Rosinantit dhe priste lajmin tim. Ky fisnik aspak i pashëm, i gjatë, i hollë si shkop, që kishte një fytyrë të gjatë e të dobët, verdhacuke dhe mjekër ngjyrë gri, diçka nuhaste dhe po bluante në kokën e tij të mençur një plan luftimi.3 Nënvizoni mbiemrat dhe përcaktoni shkallët e tyre.Jeta e madhe e shkretëtirës është një jetë e fshehur. Toka kristalore, që në njëfarë mënyre të kujton hënën, quhet nga njeriu shkretëtirë. Domethënë që është e shkretë dhe nuk ka asgjë në të. Por, në të kundërt, ka shumë bukuri në këto hapësira të gjera në të cilat dora e njeriut nuk ka lënë shenjë. Ato kodra shumë të shpërndara zhvendosen prej erës, me atë qetësi të pafund, të pashqetësuar nga askush, gati përrallore.4 Plotësoni vendet boshe me mbiemra në shkallë të ndryshme.Ballkoni ynë qe kthyer në një lulishte ____________: tulipanë __________, karafila __________, begonja ____________, zymbyla ____________. Unë dhe babai kishim rregulluar një dërrasë ____________ si raft, ku mami së bashku me motrën kishin vendosur një sërë vazosh ___________. Vogëlushja ____________ u gëzohej luleve. Rrinte me orë të tëra aty në ballkonin ____________. I ujiste çdo mëngjes, u gërmonte dheun, u hiqte gjethet e thata, i lidhte pas hekurave ____________. Dhe lulet rriteshin, gjelbëronin dhe lulëzonin me lloj-lloj ngjyrash.(Fjalë ndihmëse: i madh, i bardhë, të kuq, i verdhë, të vogla, sy bojëqielli, e gjelbër, shumë e gjatë, të holla.)5 Plotësoni vendet boshe me mbiemrat e dhënë.Para se të shpikeshin penat _______, njerëzit kanë përdorur gishtërinjtë për të shkruar. Më vonë njerëzit _______ gdhendën figurat e shkruara në argjilë. Më pas nisën të gdhendin figurat në gurë _______. Mënyrë tjetër ka qenë gdhendja _______ në dyllë. Kinezët përdorën të parët furçë dhe bojëra _______për të vizatuar germat. Nisi shkrimi _______ me pendë shpendësh (pate dhe mjellme). Pas pendëve __________ nisi shkrimi me pena me maja çeliku. Më pas dolën stilolapsat me maja _______. Në vitin 1944 u shpik stilolapsi _______ me majë të rrumbullakët. Në vitin 1960 u shpik stilolapsi i parë me majë _______. (Fjalë ndihmëse: shumëngjyrëshe, i sotëm, e lashtë, pupëlore, stralli, të holla, i parë, e drunjta, grafiti, të hollë.)UshtrimePërdorimi i drejtë i gjuhës 191

