Page 196 - Demo
P. 196
Llojet e përemravePëremri është fjalë e ndryshueshme, e cila zëvendëson një emër duke treguar në mënyrë të përgjithshme një qenie, send a dukuri, ose shoqëron një emër duke e përcaktuar atë në mënyrë të përgjithshme. Përemrat janë:• vetorë • vetvetorë • dëftorë • pronorë • pyetës • lidhorë • të pacaktuar Përemrat Fjalitë me emra Zëvendësimi me përemraVetorë: unë, ti, ai/ajo, ne, ju, ata/ato Babai erdhi papritur. Ai ishte i lodhur.Vetvetorë: vete, vetja, vetvetja Beni nuk ka faj. Ai nuk e fajëson veten. Dëftorë: ky, kjo, ai, ajo, i/e tillë, i/e këtillë Ti ke një fjalë për të thënë. Kam këtë, që nuk dua të të bezdis.Pronorë: im, i saj, yt, i tyre, sime, juaj Sytë e tij ishin të bukur. Ata sy iu dukën si të sajtë.Pyetës: kush? cili? cila? cilët? cilat? çfarë? Një gjë i ka ndodhur djalit. Çfarë i ka ndodhur djalit?Lidhorë: që, i cili, e cila, të cilët, të cilat “Gjeniu i vogël” më pëlqen shumë. Ai është një emision, që më argëton.Të pacaktuar: çdo, dikush, askush, secili Të pyeti njeri?! Çdonjëri thotë mendimin e vet.Përemri vetorPëremri vetor është fjalë e ndryshueshme që përdoret në veta të ndryshme (vetën e parë, vetën e dytë, vetën e tretë, në numrin njëjës dhe në numrin shumës). Numri njëjës Numri shumës Veta e parë – UNË – tregon atë që flet. Veta e parë – NE – tregon një grup vetash ku bën pjesë edhe personi që flet.Veta e dytë – TI– tregon atë me të cilin flasim. Veta e dytë – JU – tregon bashkëbiseduesit.Veta e tretë – AI/AJO – veta për të cilën flitet, por që nuk është e pranishme.Veta e tretë – ATA/ATO tregon ata për të cilët bëhet fjalë, por që nuk janë të pranishëm.Përemrat vetorë lakohen në numrin njëjës dhe në numrin shumës. Përemrat e vetës së parë dhe të dytë, njëjës dhe shumës, nuk lakohen në rasën gjinore. Trajtat e shkurtra të përemrit vetor (lakimi)Njëjës Shumës Veta I Veta II Veta III Veta I Veta II Veta IIIEmërore unë ti ai ajo ne ju ata atoGjinore - - i, e atij i, e asaj - - i, e atyre i, e atyreDhanore mua më ty të atij i asaj i neve na juve ju atyre u atyre uKallëzore mua më ty të atë e atë e ne na ju ju ata (ta) i ato (to) iRrjedhore prej meje prej teje prej (a)tij prej (a)saj prej nesh prej jush prej (a)tyre prej (a)tyre Rasa dhanore: më, të, i (njëjës); na, ju, u (shumës).Rasa kallëzore: më, të, e (njëjës); na, ju, i (shumës).Këto quhen trajta të shkurtra të përemrit vetor. Trajtat e shkurtra të thjeshta të përemrit vetor në fjali qëndrojnë zakonisht para foljes: Për ditëlindje, Genti më dhuroi një libër.Morfologji7 Përemrat194 Gjuha shqipe 6

