Page 197 - Demo
P. 197
Morfologji1 Përcaktoni llojin e përemrave të nënvizuar.Një bari i çoi dhitë e veta për të kullotur. Atje vuri re se dhitë e tij ishin përzier me dhi të egra dhe, kur erdhi mbrëmja, i shtiu të gjitha në shpellën e vet. Dhive të veta u gjeti nga pak ushqim, kurse dhive të egra u gjeti mjaft ushqim për t’i bërë për vete. I ftohti mbaroi dhe ai i nxori të tëra dhitë në kullotë. Dhitë e egra morën malin e ikën. Ai i qortoi se janë mosmirënjohëse që ikën, por ato i thanë: – Pikërisht për këtë ne ikëm prej teje. Gjersa ne, që erdhëm dje, na çmove më tepër, është e qartë se edhe me të tjeratqë do të afrohen më vonë, kështu do të veprosh.2 Gjeni përemrat vetorë dhe trajtat e shkurtra.Unë shkoja pastaj dhe ulesha pranë plakut e rrija me orë të tëra pa lëvizur. Sa e sa ditë i kam kaluar duke e vështruar teksa punonte. Dhe ai më mësonte gjithfarë gjërash që s’i dija. Ai dinte gjithçka dhe ishte i gatshëm të më shpjegonte gjithçka; m’i ka përshkruar malet tona para se të njihesha me to, më ka folur shpesh për kthesat, shtigjet e monopatet.3 Gjeni trajtat e shkurtra të rasës dhanore dhe kallëzore.Ushtrime4 Plotësoni trajtat e shkurtra që mungojnë.Mos __ vër veshin, se kështu ___ ka ai, ta merr mendjen me fjalë të kota. __ ka ardhur një letër. Ç’___ kenë shkruar, vallë? Çfarë të __ them më tepër, or byrazer, ___ bëri për ujë të ftohtë vëllai i madh. ___ mblodhi dhe më s’___ dilet nga shtëpia.5 Plotësoni fjalët që mungojnë dhe emërtojini ato.– Po të kisha qejf, – tha kërmilli, – se as që dua t’ia di për atë botën tuaj! E ç’punë kam __ me të? Mua më mjafton vetja ime! – Po, por _______ duket se të gjithë _______ e kemi për detyrë t’i ndajmë me botën çdo gjë të mirë që kemi në veten tonë... _______ japim aq sa mundim. Unë munda t' _______ jepja botës vetëm trëndafilat! Po _______? Ju, që keni kaq dhunti, ç’i keni dhënë _______ botës?Motra ime më do shumë.Motra më dha një lajm të bukur.Ky kloun të argëton.Klounit i buzëqeshin fëmijët.I ka blerë Beni këta libra?Atij i dhuruan libra.Librat i kemi miqtë tanë.Sot na dhanë dëftesat.Ju, ju ftuan në festë?Juve ju përgatitën një festë.A i kanë biçikletat me vete?Atyre u dhuruan lodra.Përdorimi i drejtë i gjuhës 195

